LAJMI I FUNDIT:

Sulm me thikë në një shkollë në Sllovaki, 22-vjeçari i vërsulet turmës – raportohet për të vdekur dhe të lënduar

Sulm me thikë në një shkollë në Sllovaki, 22-vjeçari i vërsulet turmës – raportohet për të vdekur dhe të lënduar

Në Sllovaki ka ndodhur një sulm me thikë në një shkollë në veri të këtij vendi. Siç raportojnë mediat sllovake, një 22-vjeçar ka mbytur një person dhe ka lënduar pesë tjerë, e në mesin e të lënduarve është edhe një fëmijë.

Bëhet fjalë për një punonjës të shkollës, i cili pas intervenimit të policisë është vrarë. Sulmi ka ndodhur në veri të vendit në qytetin Vrutki, kurse shkolla ka pasur objekte shtesë ku shkolloheshin edhe fëmijët nën moshën 6-vjeçare, transmeton Telegrafi.


Të lënduar janë dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt, ku raportohet për dy fëmijë dhe tre të rritur, e mediat sllovake raportojnë se në mesin e tyre është edhe drejtori i shkollës dhe një punonjës.

Sulmuesi kishte 22-vjet dhe jetonte në qytetin Martin, gjithashtu në veri të vendit. Ai raportohet se është vrarë me katër plumba pas intervenimit të policisë. Besohet se në ato momente ai kishte qenë nën ndikim të lëndëve narkotike. /Telegrafi/