LAJMI I FUNDIT:

Sulm me bombë në Somali, shtatë të vrarë

Sulm me bombë në Somali, shtatë të vrarë

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me bombë sot në afërsi të Mogadishos në Somali.

Sulmi vjen pas shpërthimit me kamion javën e kaluar në kryeqytetin somalez, i cili la të vdekur 358 persona.

Rasti i sotëm ka ndodhur në Daniga, rreth 40 km në veriperëndim të Mogadishos, transmeton KosovaPress.

Vendi ku ka ndodhur sulmi është në afërsi të territorit, i cili kontrollohet nga grupi Al Shabaab, i lidhur me Al Kaidën.

Një zyrtar i ushtrisë tha se bilanci i viktimave mund të jetë më i madh.

Somalia gjendet në luftë civile që nga viti 1991.