LAJMI I FUNDIT:

Sulm me bombë në Afganistan, 10 të vdekur, 1 fëmijë

Sulm me bombë në Afganistan, 10 të vdekur, 1 fëmijë

Një sulm me bombë la të vdekur rreth 10 persona, ndër ta edhe një fëmijë si dhe plagosi rreth 27 të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën lindore NanGarhar në Afganistan. Më bombë u sulmua një minibus, që transportonte rekrutë të rinj të ushtrisë në qytetin Xhalalabad.


Për sulmin e rëndë nuk mori asnjë grup, por dyshimet janë të forta që sulmin ta kenë kryer talebanët.

Arritja e një marrëveshjeje të paqes midis talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara dështoi muajin e kaluar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi ndërprerjen e bisedimeve./tch