LAJMI I FUNDIT:

Sulm me bombë ndaj një qendre zgjedhore në Afganistan

Sulm me bombë ndaj një qendre zgjedhore në Afganistan

Sipas vlerësimeve të para 12 persona e kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me bombë ndaj një xhamie e cila përdorej si qendër zgjedhore në provincën Khost në lindje të Afganistanit.

Drejtori i policisë në Khost, Abdul Hannan, tha se një bombë e vendosur në xhaminë Yakubi në qendrën e Khost-it, e cila po përdorej si qendër zgjedhore, është aktivizuar pas namazit të drekës dhe sipas vlerësimeve të para, 10 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 33 të tjerë janë plagosur, përcjell Telegrafi.


Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetosore ndërkaq ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Në një sulm tjetër vetëvrasës të kryer dy ditë më parë nga organizata terroriste DEASH ndaj një qendre zgjedhore në Kabul, humbën jetën 57 persona. /Telegrafi/