LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Gazsjellësi në Vodno do të ndërtohet, kemi konsesus kombëtar për gazifikim

Sugareski: Gazsjellësi në Vodno do të ndërtohet, kemi konsesus kombëtar për gazifikim

Ministri i Transportit dhe Lidhjes, Goran Sugareski tha se “në Vоdno punohet për momentin dhe fuqishëm do të punët edhe vitin e ardhshëm”. Ai thotë se i kanë kaluar të gjitha problematikat me ekologjistët dhe se për gazifikimin ka konsesus kombëtar dhe doemos të vazhdojë.

“Të gjithë jeni dëshmitarë se kishim bisedime me ekologjistët dhe jo vetëm në bisedimet e Bashkisë së Shkupit dhe në Ministrinë e Mjedisit Jetësor, ne i dhamë të gjithë argumentet dhe vepruan pas asaj që e dhamë në pjesën e ngushtimit të vendit, ndërsa tani atje do të ndodhë edhe pyllëzimi. Megjithatë të mos harrojmë, gazifikimi është njëri nga projektet strategjike në pjesën e mjedisit jetësor që duhet bërë, jo vetëm për shkak të premtimit të Qeverisë, por se në mënyrë të përgjithshme vendi është i vendosur. Në këtë çështje ekziston një konsensus kombëtar nga të gjitha partitë politike.Ne mendojmë se ky proces duhet të vazhdojë dhe do të vazhdojë”, tha ministri Sugareski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në të njëjtën kohë me punët ndërtimore në Vodno, ministri Sugareski sqaroi se po punohet edhe në gazsjellësin në Negotinë, Kavadar, Prilep dhe Manastir. Për ndërtimin e gazjellësit vitin e ardshëm Ministria e Transportit dhe Lidhjes parashikoi 1.5 miliard denarë

Nisma qytetare “E dua Vodnon”, kërkoi nga kryetari i Bashkisë së Shkupit të sjell ligj të posaçëm për mbrojtjen e Vodnos. Nga kjo nisëm edhe më tej mbeten me qëndrimin se gazsjellësi nuk duhet të ndërtohet në Vodno./Telegrafi/