LAJMI I FUNDIT:

Suedia vazhdon mbështetjen për Kosovën

Suedia vazhdon mbështetjen për Kosovën

Në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Suedisë, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, është pritur nga ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot  Wallström.

Shefat e diplomacive nga shtetet respektive kanë vlerësuar lartë nivelin e marrëdhënieve shumë të mira në mes dy vendeve, duke shkëmbyer pikëpamje mbi mundësitë dhe potencialet ende të pashfrytëzuara, që do të mund t’i jepnin shtytje të reja rritjes dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.


“Zhvillova një takim të rëndësishëm me ministren e jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Margot Wallström. Rikonfirmuam nivelin e marrëdhënieve shumë të mira, që tashmë ekzistojnë në mes dy vendeve dhe miqësisë në mes dy popujve. E falënderova për gjithçka, që shteti nordik ka bërë para, gjatë dhe pas pavarësisë. Suedia, do të mbështesë pa rezerva rrugëtimin e integrimit evropian dhe ndërkombëtarë të vendit tonë, procesin e liberalizimit të vizave dhe projektet, që ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së shtetasve tanë. Ekzistojnë shumë mundësi ende të pashfrytëzuara edhe në nivelin dy-palësh. Duam dhe presim më shumë investime suedeze në vend”, ka thënë  Pacolli.

Sipas kumtesës nga MPJ, zbatimi i agjendës së reformave evropiane, procesi i përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian, dialogu me Serbinë, mbështetja suedeze në Kombet e Bashkuara brenda periudhës kohore dy vjeçare si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, organizimi i një Forumi Ekonomik në mes dy vendeve, modeli suedez i Zonave të Lira Ekonomike kanë disa nga çështjet tjera të diskutimit.

Gjatë vizitës zyrtare në Suedi, Pacolli është takuar në takime të ndara edhe me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, Ulrika Modéer  dhe përfaqësues nga Parlamenti suedez (Riksdag), respektivisht, Grupin e Miqësisë Suedi –Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Kalo në kategori