LAJMI I FUNDIT:

Suedia dhe Irani shkëmbejnë të burgosur në një marrëveshje përparimtare

Suedia dhe Irani shkëmbejnë të burgosur në një marrëveshje përparimtare

Suedia dhe Irani kanë kryer një shkëmbim të burgosurish, thanë zyrtarët, me Suedinë që ka liruar një ish-zyrtar iranian të dënuar për rolin e tij në një ekzekutim masiv në vitet 1980, ndërsa Irani liroi dy suedezë që mbaheshin atje.

Bëhet e ditur se shkëmbimi i të burgosurve është ndërmjetësuar nga Omani.

Suedia ka liruar ish-zyrtarin iranian Hamid Noury, i cili ishte dënuar për rolin e tij në një ekzekutim masiv të të burgosurve politik në Iran në vitin 1988.


Ndërsa Irani ka liruar shtetasit suedezë Johan Floderus dhe Saeed Azizi, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

“Irani i përdori ata të dy si peng në një lojë negociatash cinike me qëllim që të lironin shtetasin iranian Hamid Noury ​​nga burgu në Suedi. Ai është dënuar për krime të rënda të kryera në Iran në vitet 1980”, tha kryeministri suedez Ulf Kristersson.

“Si kryeministër kam një përgjegjësi të veçantë për sigurinë e qytetarëve. Prandaj qeveria ka punuar intensivisht për këtë çështje, së bashku me shërbimet e sigurisë që kanë negociuar me Iranin”, shtoi ai.

Kristersson konfirmoi se Noury ​​tani po transportohet përsëri në Iran, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme për shkaqe sigurie. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori