LAJMI I FUNDIT:

Suedezët fillojnë stërvitjen më të madhe ushtarake në 25 vitet e fundit, ku do të marrin pjesë 26,000 ushtarë

Suedezët fillojnë stërvitjen më të madhe ushtarake në 25 vitet e fundit, ku do të marrin pjesë 26,000 ushtarë

Ministria suedeze e Mbrojtjes bëri të ditur se duke filluar nga sot në këtë vend do të nisë stërvitja mbrojtëse “Aurora 23”, e cila është cilësuar si aktiviteti më i madh ushtarak në 25 vitet e fundit.

Siç u theksua, në këtë stërvitje do të marrin pjesë 26 mijë ushtarë dhe në të do të përfshihen njësi nga i gjithë vendi, transmeton Telegrafi.

“Stërvitja do të kryhet në ajër, tokë dhe në det. Para së gjithash, aktivitetet ushtarake do të zhvillohen në jug të Suedisë dhe Gotland. Për ekzekutimin e stërvitjeve do të përdoren kryesisht terrenet stërvitore të Forcave të Armatosura suedeze, por aktivitetet do të kryhen edhe në prona private”, sqaroi ministria suedeze e Mbrojtjes.


Sa i përket pjesës së stërvitjeve që do të mbahen në ajër, Ministria e Mbrojtjes e Suedisë ka theksuar se në stërvitje do të marrin pjesë aeroplanë luftarakë, helikopterë, transportues dhe aeroplanë të tjerë që do të fluturojnë nga disa baza dhe aeroporte civile.

Beteja për Bakhmutin po vazhdon, pamjet nga ajri tregojnë luftimet e ashpra që po zhvillohen
Lexo po ashtu Beteja për Bakhmutin po vazhdon, pamjet nga ajri tregojnë luftimet e ashpra që po zhvillohen

Ajo që është interesante është se në këtë stërvitje do të marrin pjesë jo vetëm ushtarët e Suedisë, por edhe ata të vendeve të tjera.

“Marinsat amerikanë mbërritën në veri të Suedisë nga territori i Norvegjisë. Parashutistët polakë zbarkuan në rajonin Skane në jug të vendit. Përveç këtyre vendeve, në stërvitjet në Suedi do të marrin pjesë oficerë dhe ushtarë nga 12 vende”, i tha ndër tjera.

Me rastin e mbajtjes së stërvitjes masive ushtarake, zyrtarët ushtarakë suedezë deklaruan se ky lloj aktiviteti është njoftimi më i mirë për hyrjen e Suedisë në NATO.

“Qëllimi i Aurora është të rrisë aftësinë e përbashkët të forcave tona të armatosura për t’u përballur me një sulm të armatosur në Suedi, dhe për të kontribuar së bashku me të tjerët për stabilitetin në afërsi. Gjatë Aurorës, do të kemi mundësinë të trajnojmë të gjithë zinxhirin nga ngritja e gatishmërisë me mobilizim për pritjen e ushtarëve nga vendet e tjera”, sqaruan ata.

Në trend Botë

Më shumë
Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit - Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij

Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit - Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori