LAJMI I FUNDIT:

​Subvencionimi nga 500 euro për lehonat, rritet interesimi që gratë të lindin në QKMF e Rahovecit

​Subvencionimi nga 500 euro për lehonat, rritet interesimi që gratë të lindin në QKMF e Rahovecit

Nga 500 euro po i marrin gratë që lindin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Rahovecit, që nga fillimi i këtij viti. Menjëherë pas këtij vendimi të kryetarit të komunës, Smajl Latifi, ky subvencionim ka prodhuar efekt pozitiv duke shtuar interesimin dhe gatishmërinë e grave shtatzëna për të lindur në QKMF-në e kësaj komune.

Kushti i vetëm për të marrë këtë mbështetje nga komuna është që gratë rahoveciane të lindin në spitalin e Rahovecit. Kryetari Smajl Latifi ka thënë për KosovaPress, se kjo përkrahje për gratë e Rahovecit ka vazhduar edhe më herët dhe do të vazhdojë gjithmonë.


Latifi tha se subvencionimi ka për qëllim që të rritë natalitetin në vend dhe të dëshmojë se QKMF-ja plotëson kushtet për çdo lindje. Sipas tij, ky është një shembull i mirë që duhet ta praktikojnë edhe kryetarët e tjerë në komunat e tyre.

“Tashmë kanë nënshkruar vendime individuale për lindjet të cilat kanë ndodhur në këtë repart. E kemi forcuar kapacitetin në repartin në Rahovec, kemi rinovuar sallën e lindjeve, ka kushte optimale për lindje të zakonshme në këtë repart, dhe ka edhe shtim të kuadrove.Në qoftë se i ka tre fëmijë, ne e rritim shumën, qëllimi i parë është që të dëshmojmë se kjo qendër e lindjeve jo vetëm që është funksionale por është i gatshëm me pranuar gra që do të i mundësohet një lindje e zakonshme me sukses të plotë, besimi i qytetarëve, grave, nënave në repartin tonë. Ndikimi i këtij subvencionimi nuk besoj që nuk kalon pa prodhuar efekte, për shkak se ne subvencionojmë lindje, i japim përparësi dhe mbështetje, lindjes, jetës, gjallërisë.

Ne i ftojmë që të kenë besim, kuadrot mjaftë të angazhuara dhe po përpiqemi të forcojmë pozicionin përmes investimeve direkt dhe indirekt që bëjmë në repartin e gjinekologjisë, më herët kanë lindur nga 13 foshnje një foshnje, pse tash mos të lindin.Po munden, besoj që është shembull i mirë dhe praktikë që mund të shfrytëzohet, sipas mundësive dhe nga komunat e tjera në mënyrë që çfarë bënë qeveria, ka bërë pak mendoj për lindjet, nënat dhe gratë lehona. Ne mund të bëjmë si komuna dhe të kryejmë punëtorë dhe të krijojmë një ndjenjë të mirë me 500 euro nuk është një mrekulli, por ndihmë edhe për nënën edhe për fëmijën dhe atë familje. I ftoj kolegët e mi, kryetarët që të ndërmarrin veprime në qoftë se kanë mundësi”, tha Latifi.

Ndërkaq, se subvencionimi do të vazhdojë të rritet për çdo vit dhe nuk do të ndalet e thotë edhe, drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Rahovecit, Saranda Sallteku.

“Subvencionimi ka qenë në vitin e kaluar, kurse gjatë këtij viti me vendimin e kryetarit e kemi rritur në shumën 500 euro, dhe qëllimi i këtij vendimi ka qenë që të rritet nataliteti dhe të krijohen kushte sa më të mira për gratë që lindin në Rahovec. Ky vendim është për vitin 2024 dhe secilin vit po rritet subvencionimi. Prej viteve të ardhshme mundet me u rrit ky subvencionim”, tha Sallteku.

Po ashtu, edhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, Elbunit Kryeziu tha se me hyrjen në fuqi të subvencionimit me nga 500 euro për gratë që lindin në këtë repart, ka pasur shumë interesim edhe për gratë që kryejnë edhe lindje të tjera.

Drejtori Kryeziu tha se në krahasim me vitin e kaluar, numri i lindjeve në këtë repart ka shkuar deri në gjashtë lindje dhe se presin që ky numër të rritet.

“Lindje sigurisht që ka pasur, por sikur në krejt Kosovën ka rënë, në vitin e kaluar i kemi pasur 18 lindje. Këtë vit nga 1 janari deri më sot i kemi gjashtë lindje. Subvencionet kanë qenë edhe vitin e kaluar, nëse nuk gaboj me 400 euro ose më pak, këtë vit me 500 euro, por ka disa vite që trendi i lindjeve ka rënë…Sigurisht që po, normalisht me indikacionet që mund të kryhen në Rahovec, kryhen gjithmonë me referim, me leje të mjekut, kemi gjinekolog, në momentin që paraqitet një shtatzënë ata vijnë e shohin si po shkon, lindja dhe nëse kryhet normal, e përfundojmë këtu.Ka pas pyetje të shumta, edhe prej grave që lindin me “seksio” por ato sigurisht nuk mund t’i marrë. Subvencionimi ka qenë vetëm për gratë që lindin në maternitetin e QKMF-së në Rahovec. Presim që të rritet numri, viti ka filluar shumë mirë, gjashtë lindje nuk është numri i vogël”, tha Kryeziu,

Subvencionimi për gratë që lindin në Rahovec në vitin 2021 ka qenë 200 euro, në vitin 2022, 300 euro, në vitin 2023, ka qenë 400 euro, ndërsa në këtë vit subvencionimi do të jetë 500 euro./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori