LAJMI I FUNDIT:

Subaru Crosstrek hibrid edhe më ekonomik se Toyota Prius (Foto)

Subaru Crosstrek hibrid edhe më ekonomik se Toyota Prius (Foto)

Bashkëpunimi mes kompanive, ia ka dalë ta bëjë shpenzues të vogël dhe në miqësi me ambientin

Pranverën e kaluar, Subaru prezantoi hibridin Crosstrek që mund të mbushet me rrymë, njëherësh të parën makinë që e ka këtë mundësi, transmeton Telegrafi.


Gjenerata e mëparshme e këtij modeli, ishte hibrid me bateri, vetëm se nuk ishte ekonomik sa duhet. Këtë herë, Subaru ka vendosur ta bëjë si duhet – andaj, ka kërkuar ndihmën e kompanisë Toyota.

Sipas disa dokumenteve të rrjedhura, tregojnë se kjo makinë që lansohet vitin që vjen, ka autonomi të baterive për 41 kilometra në rrugë urbane, teksa mundë të kalojë 33 kilometra në rrugë të gjata.

Po që se krahasohet me Toyota Prius Prime, që kalon më se 40 kilometra me një bateri, atëherë mund të thuhet se ky Crosstrek është edhe më ekonomik.

Ende nuk dihen detajet rreth lansimit, vetëm se këto specifika, do ta bënin Subaru Crosstrek shpenzues më të vogël, si dhe t’i ndihmojë ambientit me shumë pak emetim gazrash. /Telegrafi/