Suarezit nuk i pëlqeu sjella e Sandros pas golit, tashmë zbulohen edhe fjalët e uruguaianit ndaj ish-lojtarit të Barcelonës (Video)

Malaga fitoi ndaj Barcelonës me rezultat 2-0 në La Liga.
Në këtë takim klubit katalunas i shënoi edhe Sandro Ramirez, i cili festoi golin ndaj ish-ekipit të tij.
Suarez kthehet të flasë për rastin me Chiellinin: E gënjeva gruan, fëmijët u dëshpëruan (Foto/Video)

Kjo nuk i pëlqeu aspak Luis Suarezit, i cili gjatë rrugës për në zhveshtore iu afrua spanjollit dhe i tha:
“Mos harro kush të ka dhënë të hash”, ndërsa Sandro nuk kishte qëndruar i qet dhe ia ka kthyer: “Tani ha te Malaga”.
Barcelona pas dy javësh luan ndaj Real Madridit, por humbja ndaj Malagas ia ka vështirësuar shumë gjërat në luftën drejt titullit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































