Suarez: Falënderoj Barcën që më transferoi

Uruguaiani shënoi golin e dytë për Barcën në fitoren prej 3-1 ndaj Juventusit në finalen e zhvilluar në Berlin dhe për mundësinë e trofeve ka falënderuar klubin.
“Jam falënderues Barcelonës që më transferoi pas gjithë asaj që kam kaluar. Po ashtu, falënderoj edhe bashklojtarët për punën e tyre të madhe dhe sakrificën që kanë bërë. Ata më kanë trajtuar shumë mirë, sa që do të jem falënderues gjithë jetën”.
“Me Messin, me Iniestan dhe me të gjithë lojtarët tjerë që bëjnë diferencën, është shumë më e lehtë”, potencoi Suarez. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































