Një nga temat kryesore në afatin kalimtar të fundit ka qenë, se si shkaku i krizës së madhe financiare, Barcelona, u desh të largonte disa nga yjet. 

Klubi ishte i paaftë për të rinovuar kontratën e Lionel Messit, por edhe largimi e Antoine Griezmann, mund t’i kushtojë shumë klubit.


Në fakt, shtatë lojtarët e fundit që kanë dalë nga Camp Nou për t'u bashkuar me klube tjera, kanë pasur sukses.

Philippe Coutinho

Philippe Coutinho mbetet një lojtar i Barcelonës. Por ai ishte i huazuar te Bayern Munich në vitin 2019, ku braziliani fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2020 dhe madje shënoi dy herë kundër Barcelonës në atë fitoren e madhe 8-2 në Lisbonë.

Screenshot 20 1

Paco Alcacer

Një lojtar tjetër u largua në vitin 2019 dhe ai ishte Paco Alcacer, duke shkuar fillimisht te Borussia Dortmund.

15 gola dhe 8 asistime në 50 ndeshje është një rekord relativisht i mirë për një rezervë, pasi me siguri as Martin Braithëaite e as Luuk de Jong nuk janë më mirë.

Tani te Villarreal, Alcacer luajti një rol të madh pasi “Nëndetësja e Verdhë” ngriti trofeun e Ligën së Evropës.

Screenshot 19 1

Ivan Rakitic

Një mesfushor i talentuar ishte pjesë e klubit prej vitit 2014, që e pa Barcelonën të fitojë tripletën më pak se një vit më vonë. Ivan Rakitic formoi versionin e fundit të madh të një  mesfushe të Blaugranave së bashku me Xavin dhe Sergio Busquetsin.

Ai u larguar në vitin 2020 me një tarifë të vogël, por kroati mbetet një nga mesfushorët më të mirë në La Liga.

Screenshot 18 2

Arturo Vidal

Edhe kur nënshkroi për Barcelonën nga Bayern në 2018, kishte pikëpyetje në lidhje me përshtatshmërinë e Arturo Vidal për stilin e lojës së klubit. Kiliani u largua dhe u tregua i suksesshëm dhe fitoi një titull te Interi.

Screenshot 17 3

Rafinha

Ndoshta jo aq tërheqëse, por, duke pasur parasysh rëndësinë që i jep Barcelona lojtarëve të akademisë, kur e shohin Rafinhan teksa luan për një klub tjetër të madh evropian, duhet të jetë goxha nervoz.

Tani me Paris Saint-Germain, braziliani është pjesë e një skuadre të aftë për të fituar Ligën e Kampionëve.

Screenshot 16 2

Arthur

Nuk është se Arthur po shkëlqen te Juventusi pas një shkëmbimi të çuditshëm me Miralem Pjanic që kaloi te Barcelona.

Arthur te Juve fitoi Kupën e Italisë në Torino, ndërsa Pjanic sulmoi sot Ronald Koemanin për mungesë respekti .

Screenshot 15 1

Luis Suarez

Shembulli më i keq. Barcelona ka paguar Luis Suarezin (golashënuesi i dytë më i mirë në histori) për të kaluar në Atletico Madridi dhe për të fituar titullin e kampionit pasi shënoi 21 gola.

Screenshot 14 2

Thjesht nuk bëhet më keq se kaq. /Telegrafi/

telegrafi sport app