LAJMI I FUNDIT:

Suada Hallaqi jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në AKR

Suada Hallaqi jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në AKR

Anëtarja e Kryesisë së AKR-së në Prizren Suada Hallaqi ka njoftuar se ka marrë vendim për largim nga Aleanca Kosova e Re Dega ne Prizren.

“Si anëtare e partisë  AKR Dega ne Prizren, anëtare e Kryesisë AKR, punën dhe aktivitetin tim e kam zhvilluar, me kapacitetin dhe mundësitë e mia, me dëshirën, vullnetin, dhe energjinë me të madhe. Jam ndier krenare në çdo hap e asnjëherë nuk jam lëkundur ne zhvillimin dhe prosperitetin e partisë. Kohët e fundit thellësisht jam i zhgënjyer me proceset politike brenda AKR-së”.


Hallaqi thotë se asnjëherë nuk i ka vendosur interesat personale mbi partinë por ajo thotë se  “as interesat e partisë mbi interesat personale të disa individëve brenda partisë AKR”.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë dhe krenare për të gjithë atë qe kam bërë deri me tani qoftë nganjëherë edhe sakrificë familjare”.

Hallaqi thotë se jep dorëheqje nga te gjitha funksionet e AKR dega në Prizren, funksione këto që i ka ushtruar deri më tani.

“Duke ju falënderuar juve dhe gjithë anëtarët dhe simpatizantët e AKR-së, me të cilët sinqerisht kam bashkëpunuar për këto vite rrugëtim së bashku, unë kam vendosur që përfundimisht të largohem nga AKR-ja për arsyet e lartcekura”, ka njoftuar tutje Hallaqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori