LAJMI I FUNDIT:

Stuhia vonon tragetet në Adriatik

Stuhia vonon tragetet në Adriatik

Moti i keq ka përfshirë detin Adriatik dhe brigjet shqiptare e italiane duke shkaktuar zhvendosje të grafikut të lëvizjeve për tragetet e linjave detare që lidhin dy vendet.

Pezullimi i përkohshëm i lundrimeve u shoqërua me ndërprerjen e aktivitetit përpunues të anijeve në port.

Mbrëmjen e së shtunës, deti i egërsuar detyroi kapiteneritë e porteve të Durrësit e Barit të shtyjnë nisjet për 4 tragetet e linjës. Tragetet e orës 23.00 janë nisur vetëm mëngjesin e së dielës dhe pritet të mbërrijnë në portet respektive të Durrësit e Barit jo më parë se ora 14.00.

Forca e detit shkaktoi një vonesë 2-orëshe në mbërritjen e tragetit të linjës Ankona-Durrës.

Ndërkohë, edhe ne Vlorë, moti i keq shoqëruar me erë të fortë dhe dallgë mori me vete disa varka të vogla peshkimi në zonën e plazhit të vjetër. Për shkak të motit të keq, lundrimi detar ne Vlorë është pezulluar përgjatë gjithë ditës së dielë.

Forca e detit sot në Adriatik është 8 ballë dhe era fryn në drejtim të jugut. Në orët e para të ditës së hënë pritet një rënie e forcës detare dhe përmirësim i kushteve atmosferike në det. /TCH /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori