Një stuhi e fuqishme dimërore përfshiu Evropën veriore gjatë fundjavës, duke vrarë të paktën katër persona.
Veç kësaj, si pasojë e tyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ajo ka shkatërruar shtëpi dhe makina, ka mbyllur ura, ka shkaktuar përmbytje dhe ka ndaluar transportin, duke lënë mijëra familje pa energji elektrike.
Sipas Euronews, të dielën, stuhia Malik po përparonte në rajonin nordik, duke sjellë erëra të forta dhe reshje të shumta shiu e bore në Danimarkë, Finlandë, Norvegji dhe Suedi.
Malik arriti në rajonin nordik dhe në Gjermaninë veriore të shtunën vonë pasi u zhvendos nga Britania e Madhe, ku shkaktoi kërdi me dëme materiale dhe kaos transporti, duke goditur veçanërisht Skocinë.
Si pasojë, në Skoci, një djalë dhe një grua 60-vjeçare gjetën vdekjen të shtunën nga rrëzimi i pemëve ndërsa erërat e forta goditën pjesët veriore të Britanisë.
Atje janë raportuar shpërthime erërash prej më shumë se 160 km/h, duke shkaktuar ndërprerje të gjerë të transportit dhe ndërprerje të energjisë elektrike në dhjetëra mijëra shtëpi.
Udhëheqësi skocez Nicola Sturgeon paralajmëroi se një stuhi tjetër që goditi rajonin të dielën mund të jetë “më e rëndë për disa pjesë të Skocisë” sesa pritej.
Ndërsa në Danimarkë, erërat e fuqishme me shi të dendur shkaktuan mbylljen e përkohshme të disa urave të shtunën, duke përfshirë rrugën kritike të Oeresundit dhe urën hekurudhore që lidh Kopenhagen dhe qytetin suedez të Malmos.
https://www.youtube.com/watch?v=vClCmQBQPD4
Mediat daneze raportuan se një grua 78-vjeçare vdiq nga plagët e rënda pasi u rrëzua nga erërat e forta.
Në Gjermaninë fqinje, media lokale raportoi se një burrë vdiq gjithashtu të shtunën pasi u godit nga një billboard “i liruar” nga stuhia.
Përmbytjet në shumë pjesë të Danimarkës shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale. Disa aksidente trafiku të shkaktuara nga rënia e pemëve dhe “mbeturinat fluturuese” u raportuan në polici.
Pjesët jugore të Suedisë u goditën rëndë dhe mijëra familje ishin pa energji elektrike deri të dielën pasdite.
Atje tragetet për në ishullin Gotland të Detit Baltik u anuluan për shkak të erërave të forta.
Dëme të rënda në shtëpi, makina dhe varka u raportuan edhe në Norvegji, ndërsa reshjet e dendura të borës në të gjithë Finlandën shkaktuan përplasje rrugore dhe ndërprenë trafikun e autobusëve dhe trenave në disa pjesë të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Përplasja Trump-Zelensky ishte “përshkallëzim i nxitur”, thotë Merz i Gjermanisë

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës