LAJMI I FUNDIT:

Stuhi shiu e breshëri gjatë javës së ardhshme, paralajmërohen edhe përmbytje

Stuhi shiu e breshëri gjatë javës së ardhshme, paralajmërohen edhe përmbytje

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot jostabil, me stuhi shiu dhe rënie të temperaturave.

Prishtina Weather përmes një njoftimi ka bërë të ditur se priten edhe reshje të breshëritë, derisa ka paralajmëruar edhe për përmbytje të shpejta.


“Mot mjaft i paqëndrueshëm po pritet të kemi gjatë javës vijuese. Që nga e hëna do të ketë kushte për zhvillime të stuhive mjaft intensive me shi, me mundësi edhe për breshër lokalisht. Reshjet e vrullshme që mund të bien vende-vende, edhe mund të sjellin deri tek përmbytje të shpejta”, thuhet në njoftim.

Ditën e martë ka gjasa më të ulëta për shi, që shfaqen më shumë përreth viseve malore.

Cilësia e ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe ditëve të para të javës, megjithëse kohë pas kohe shkurtimisht mund të ketë rritje të koncentrimeve të grimcave të materies, që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare e të dobëta.

Temperaturat do pësojnë rënie, minimalet luhaten zbresin nga 18C në 14C, e maksimalet nga 28C e 29C, në 22C e 21C deri të enjten dhe premte.

Era fryn drejtimesh të ndryshme, e lehtë dhe mesatare 3-11m/s, vende-vende edhe me hove deri në 15m/s. Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me një rritje graduale në pjesën e dytë të javës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori