Studiuesit: Vitamina A mund të jetë çelësi për rikthimin e nuhatjes pas infektimit me COVID-19
Një nga shenjat dalluese të një infektimi me COVID-19 është humbja e shqisës së nuhatjes, e cila shpesh ndikon edhe në shqisën e shijes.
Jo se COVID-19 është virusi i parë që e bën këtë – shumë viruse të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes bëjnë të njëjtën gjë, përfshirë virusin e gripit.
Shumica e njerëzve rifitojnë shqisën e nuhatjes brenda disa javësh, por disa nuk e rifitojnë kurrë, shkruan The Mirror. Humbja e nuhatjes është për shkak të dëmtimit të sensorëve në rreshtimin e hundës. Por a ka ndonjë ilaç për t’i ndihmuar ata të shërohen?
Hulumtimet e mëparshme nga Gjermania kanë treguar përfitimet e mundshme të vitaminës A dhe studiuesit në Universitetin e Anglisë Lindore dhe Spitalin Universitar James Paget tani do të eksplorojnë se si ky trajtim ndihmon në riparimin e indeve të dëmtuara të hundës.
Eksperti i humbjes së aromës Prof. Carl Philpott, tha: “Rritja e madhe e humbjes së nuhatjes e shkaktuar nga COVID-19 ka krijuar kërkesë në mbarë botën për trajtim”. Dhe rreth një në 10 njerëz që përjetojnë humbje të nuhatjes raportojnë se shqisa e tyre e nuhatjes nuk është kthyer në normale katër javë pasi janë sëmurë.
“Është një problem i madh dhe hulumtimi ynë i mëparshëm ka treguar ndikimin e humbjes së nuhatjes – duke përfshirë depresionin, ankthin dhe izolimin, si dhe rrezikun nga rreziqet si gazi dhe ushqimi i prishur dhe ndryshimet në peshë për shkak të uljes së oreksit.
“Ne duam të zbulojmë nëse ka një rritje në madhësinë dhe aktivitetin e rrugëve të dëmtuara të nuhatjes në trurin e pacientëve kur ata trajtohen me pika për hundë të vitaminës A. Kjo do të tregonte rikuperimin e dëmit të shkaktuar nga infeksionet e zakonshme virale, duke përfshirë COVID-19, në hundë”.
Pacientët ose do të jenë në sutdim 12-javor me pika të vitaminës A në hundë ose me pika joaktive dhe do t’u skanohet truri para dhe pas trajtimit. Skanimet do të krahasohen me ato të një grupi kontrolli që nuk janë trajtuar me pika të vitaminës A.
Prof. Philpott tha: “Pacientët do të ndjejnë aroma të veçanta, trëndafila dhe vezë të kalbura, ndërsa do të merren skanime të veçanta të trurit MRI. Ne do të shikojmë gjithashtu aktivitetin në zonat e trurit që lidhen me njohjen e aromave”, shtoi ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit