LAJMI I FUNDIT:

Studiuesit gjejnë se një tjetër ëmbëlsues artificial mund të shkaktojë dëme në ADN dhe në zorrë – çfarë duhet të dini

Studiuesit gjejnë se një tjetër ëmbëlsues artificial mund të shkaktojë dëme në ADN dhe në zorrë – çfarë duhet të dini

Pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli Aspartamin si “shkaktues potencial kanceroz për njerëzit”, tani një tjetër ëmbëlsues artificial është nën mbikëqyrje pasi mund të shkaktojë dëme në ADN-n e njeriut dhe në zorrë.

Një studim i fundit ka zbuluar se një ëmbëlsues që konsumohet zakonisht, sukraloza, mund të prodhojë një kimikat gjatë tretjes që është gjenotoksik, që do të thotë se mund të dëmtojë ADN-n, transmeton Telegrafi.


Kimikati, i njohur si “sukralozë-6-acetat”, është i pranishëm në sasi të vogla në vetë ëmbëlsuesin. Studimi është kryer nga një ekip në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut.

Ëmbëlsuesi artificial që përdoret në pije freskuese, akullore e çamçakëz - pritet të shpallet rrezik i mundshëm për kancer nga OBSH-ja
Lexo po ashtu Ëmbëlsuesi artificial që përdoret në pije freskuese, akullore e çamçakëz - pritet të shpallet rrezik i mundshëm për kancer nga OBSH-ja

“Ne zbuluam se ‘sukraloza-6-acetati’ është gjenotoksik dhe se në mënyrë efektive shkatërroi ADN-në në qelizat që ishin të ekspozuara ndaj kimikatit”, thotë Susan Schiffman, autorja përkatëse e studimit.

Hulumtimet e mëparshme nga i njëjti ekip kishin identifikuar tashmë disa përbërës të tretshëm në yndyrë të prodhuara në zorrë pas konsumimit të sukralozës.

“Kur ekspozuam sukralozën dhe sukralozë-6-acetatin tek indet epiteliale të zorrëve – indi që rreshton muret e zorrëve – ne zbuluam se të dy kimikatet shkaktojnë ‘zorrë që rrjedh’. Në thelb, ato e bëjnë murin e zorrëve më të depërtueshëm”.

“Zorra që rrjedh” i referohet rritjes së përshkueshmërisë së zorrëve, duke lejuar potencialisht substancat të hyjnë në qarkullimin e gjakut në vend që të eliminohen siç duhet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori