LAJMI I FUNDIT:

Studio dizajnin e enterierit – puno në projekte reale dhe bëhu profesionist!

Studio dizajnin e enterierit – puno në projekte reale dhe bëhu profesionist!

Nevoja jonë për të jetuar dhe për t’u zhvilluar në hapësira të cilat shkojnë përtej banimit që ka vetëm funksionin e strehimit, në hapësira që promovojnë relaksimin e janë inspiruese, si dhe nevoja për të akomoduar funksione të kohës në këto hapësira, gjithmonë duke ruajtur shprehjen estetike, kanë bërë që Dizajni i Enterierit të jetë një ndër fushat me zhvillimin më të hovshëm në dekadën e fundit.

Akademia Evolucion është institucion i specializuar në fushën e dizajnit, i cili ofron studime në fushat Dizajn i Modës, Dizajn i Enterierit dhe Dizajn i Komunikimit. Ky fakt e bën Akademinë Evolucion institucionin e vetëm ne vend qe ofron studime të specializuara në këto fusha.

Akademia Evolucion është institucion i vlerësuar lartë për programet që ofron. Me numër të kufizuar të studentëve (30) të cilët pranohen në drejtimin e Dizajnit të Enterierit, ky drejtim mundëson mësim të personalizuar, komunikim e bashkëpunim më intensiv e kualitativ në mes të profesorëve dhe studentëve duke mundësuar arritjen e sukseseve kulmore në fushë.

Dizajni i Enterierit si drejtim i studimeve në Akademinë Evolucion ka për bazament aftësitë, shkathtësitë dhe përvojat individuale të profesorëve ligjërues, puna e të cilëve ka vlera të pakrahasueshme, pasi këta të fundit janë individë të spikatur të fushës në vend.

Kurrikula e drejtimit të Dizajnit të Enterierit ushqen aftësitë dhe zhvillon shkathtësitë e domosdoshme, duke filluar nga ato teknike e deri të ato profesionale, që shpien te rezultati i të qenit profesionist në fushën e Dizajnit të Enterierit.

Apliko tani! Afati i fundit për regjistrim është 5 tetor. Linku për aplikim: https://akademiaevolucion.com/apliko/

Artikull i sponzorizuar