LAJMI I FUNDIT:

Studimi i ri vjen nga Britania, 7 në 10 të hospitalizuar nga coronavirusi nuk janë shëruar plotësisht pesë muaj pasi janë liruar

Studimi i ri vjen nga Britania, 7 në 10 të hospitalizuar nga coronavirusi nuk janë shëruar plotësisht pesë muaj pasi janë liruar

Një studim i ri zbulon se shtatë në dhjetë persona të hospitalizuar nga COVID-19, nuk janë rikuperuar plotësisht edhe pesë muaj pasi janë liruar nga spitali, shkruan CNN.

Ata kanë vazhduar të kujdesen për shëndetin e tyre mendor dhe fizik, ku një në pesë prej tyre kanë pasur probleme, e një numër i ngjashëm nuk punojnë apo janë detyruar ta ndërrojnë punën për shkak të shëndetit, thuhet në studimin e hulumtuesve britanikë, transmeton Telegrafi.


Personat që kanë pasur simptoma për një kohë të gjatë, kanë qenë me ngjyrë të bardhë dhe të moshës së mesme, që vërtetë kanë pasur probleme me COVID-19 duke u rrezikuar edhe nga sëmundje tjera si diabeti, astma apo sëmundjet e zemrës.

“Rezultatet tona tregojnë një ngarkesë të madhe me simptoma mendore dhe fizike si dhe dëmtime të organeve, pesë muaj pasi janë liruar nga spitali ku po trajtoheshin nga COVID-19”, ka thënë Rahel Evans, profesor në Universitetin e Leicester dhe njëherit këshilltar në spitalet lokale.

“Gjithashtu është e qartë që ata që kanë nevojë për ventilim mekanik dhe që janë pranuar në repartet e kujdesit intensiv, u duhet më shumë kohë që të shërohen”, ka shtuar profesoresha.

Studimi i realizuar në mbarë Britaninë e Madhe, ka analizuar 1.077 njerëz që janë liruar nga spitalet gjatë periudhës mars-nëntor 2020, që kishin simptoma të theksuara të COVID-19. Në mesin e tyre, 67 për qind ishin të bardhë, 36 për qind gra, e 50 për qind kanë pasur të paktën dy “gjendje”, që i kanë çuar drejt rrezikut nga sëmundja e rëndë.

Kur pjesëmarrësit janë përcjell pesë muaj më vonë, vetëm 29 për qind kanë thënë se ndihen plotësisht të shëruar, derisa mbi 90 për qind kanë pasur të paktën një simptomë për një kohë të gjatë, e shumica prej tyre kanë përjetuar një mesatare prej nëntë simptomave “bazë”.

Dhjetë simptomat më të shpeshta kanë qenë dhimbja e muskujve, lodhja, plogështia fizike, dëmtimi i cilësisë së gjumit, dhimbja në nyjave, ënjtje, probleme me frymëmarrje, humbje e përkohshme e kujtesës dhe ngadalësim i të menduarit, thuhet në studim.

Thuajse një e treta e atyre me simptoma të “lehta” ende luftojnë kundër simptomave, pavarësisht se prej muajsh janë shpallur si negativ apo të shëruar. Gjithashtu është bërë e ditur se shëndeti i tyre mendor është goditur, ku mbi 25 për qind e tyre kanë simptoma klinike të ankthit apo depresionit, e 25 për qind me simptoma të stresit postraumatik (PTSP).

Pjesëmarrësit gjithashtu janë ndarë në katër grupe duke u bazuar në “peshën” e simptomave: shumë të rënda, të rënda, mesatare dhe të lehta, ku 46 për qind prej tyre janë futur në grupin e fundit.

Bazuar në këto grupe, hulumtuesit gjithashtu kanë identifikuar shkakun potencial të ndikimit afatgjatë në shëndet. Pesë muaj pasi janë liruar, pacientët me simptoma të rënda kanë pasur nivel më të lartë të proteinës së quajtur proteina reaktive C, që ka lidhje me “ndezjen” e trupit, ka bërë të ditur Louise Vain, kryesuesja e hulumtimin e sëmundjeve respiratorë në Universitetin e Leicesterit.

“Nga hulumtimet e mëparshme, është mësuar se sistemi i ndezjes ka lidhje me shërimin e ngadaltë nga sëmundja”, ka shtuar Vain.

“Gjithashtu e dimë që auto-imuniteti, ku trupi ka përgjigje imunitare në shëndetin e qelizave të shëndosha dhe organet, është më i shpeshtë tek gratë e moshës së mesme. Kjo mund të shpjegoj se pse ndodh sindroma post-COVID në këtë grup. Megjithatë nevojiten hulumtime të mëtejme për të mësuar plotësisht për këtë proces”, ka thënë ndër tjera profesoresha.

Hulumtuesit bëjnë thirrje që t’i ofrohet më shumë kujdes personave që i mbijetuan COVID-19. Hulumtimi ka treguar qartë se duhet përcjellje më e detajuar klinike me një vlerësim që përfshin simptomat, shëndetin mendor dhe atë fizik”, ka thënë Chris Brightling, profesor i medicinës respiratorë në Universitetin e Leicesterit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori