LAJMI I FUNDIT:

Studimi 10-vjeçar me mbi 600,000 fëmijë nuk gjen lidhje mes vaksinave dhe autizmit

Studimi 10-vjeçar me mbi 600,000 fëmijë nuk gjen lidhje mes vaksinave dhe autizmit

Një studim 10-vjeçar që ka përfshirë mbi gjysmë milioni fëmijë ka zbuluar se vaksinat e fruthit nuk e rrisin rrezikun e autizmit – gjë e cila e forcon qëndrimin aktual të komunitetit mjekësor.

Ky studim është financuar nga ‘Novo Nordisk’, prodhues i insulinës dhe nga Ministria Daneze e Shëndetësisë, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit nga Danimarka kanë analizuar regjistrin danez të popullsisë prej 657,461 fëmijëve, disa prej të cilëve kishin qenë të vaksinuar, e disa jo.

Pas një dekade, vetëm 6,517 prej tyre ishin diagnostikuar me autizëm. Ata nuk kishin vërejtur ndonjë rritje të rrezikut të autizmit te fëmijët që ishin vaksinuar.

Hulumtuesit gjithashtu kanë treguar se djemtë janë deri në katërfish më të prirë të diagnostikohen me autizëm sesa vajzat.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në “Annals of Internal Medicine”. /Telegrafi/