LAJMI I FUNDIT:

Studentja nga Kumanova rrëfen përvojën e saj gjatë programit studimor në Vjenë të Austrisë

Studentja nga Kumanova rrëfen përvojën e saj gjatë programit studimor në Vjenë të Austrisë

Intervistoi: Aroma Aliti

E rritur dhe e lindur në Kumanovë, ajo përfundoi studimet e drejtësisë me një mesatare të lartë. Mund ta quani edhe si autore e re, sepse asaj i pëlqen shumë të shkruaj. Ajo është Arta Selmani e cila tashmë përvetëson dy botime, “Preka gjithçka nga pak” dhe “Në prehrin e gjërave që ikin”. Ndërkaq, planifikon për një botim të tretë. Arta gjithashtu ka marrë pjesë në shumë konkurse letrare ku dhe është vlerësuar me çmime të ndryshme. Ndryshe, Arta ishte pjesë e programit studimor në Vjenë të Austrisë, ndërsa për përvojën e saj gjatë kësaj kohe tregon ajo në intervistë për Telegrafi Maqedoni.


Arta bën një krahasim mes studimeve në Maqedoninë e Veriut dhe në Vjenë dhe sipas saj kushtet për studim në Vienë janë shumë më të kënaqshme, andaj uron që edhe studentët në vendlindjen e saj të gëzojnë kushtet e njëjta. Ajo në detaje tregon për kushtet dhe sistemin arsimor në Vjenë.

Kush është Arta Selmani për ata që se njohin dhe me çfarë merret?

Unë jam Arta Selmani, e lindur dhe e rritur në qytetin e Kumanovës. Shkollimin fillor dhe të mesëm kam mbaruar në qytetin e lindjes, me sukses të shkëlqyeshëm. Në lidhje me studimet e mëtutjeshme: studimet deridiplomike dhe pasuniversitare në fakultetin e juridikut ,,Justinijani i Parë”, Universiteti i Shën Kirilit dhe Metodit në Shkup, me mesatare të lartë. Asistente ligjëruese në lëndën e së drejtës korporative në po të njëjtin fakultet.

Nga të gjitha pjesëmarrjet tua nëpër konkurse të ndryshme letrare, cilën do e veçoje më shumë dhe pse?

Të gjitha pjesëmarrjet kanë rëndësi të veçantë. Do të doja t’i veçoja dy pjesëmarrje për vetëm tre arsye: kur për herë të parë kam konkurruar në një konkurs letrar në qytetin tim në kuadër të shkollës së mesme komunale Gjimnazit ,,Sami Frashëri” dhe jam shpërblyer me vendin e parë në poezi, kushtuar Shqipërisë për ditën e pavarësisë. Pra, ka qenë aq me vlerë për faktin se për herë të parë e kam shfaqur talentin tim për shkrim dhe tematika e poezisë ku kam thurur ndjenjat atdhedashëse. Dhe, një tjetër çmim nga një konkurrencë shumë e madhe në qytetin e Shkupit, në manifestimin letrar “SHKUPI LEXON”.

A planifikon Arta një botim të tretë?

Po, planifikoj. Mirëpo nuk mund të them se jam përcaktuar në tematikën e botimit të radhës. Mund të jetë edhe diçka profesionale. Për momentin jam përkushtuar në disa hulumtime, projekte dhe disa thirrje për punime në konferenca ndërkombëtare.

Nga përvoja e të qenurit pjesë në programin studimor 2022 në universitetin e Vjenës, si do ta krahasoje Vjenën me Maqedoninë e Veriut në aspektin e studimeve?

Të qenët pjesë e programeve të ndryshme studimore është shumë dobiprurëse në çdo aspekt. Përvoja ime së fundmi në Universitetin e Vienës përbën një rëndësi të veçantë që ka luajtur rol të rëndësishëm si në jetën personale ashtu dhe në atë profesionale. Po nis nga qyteti i bukur i Vienës dhe arkitektura magjepsëse e këtij qyteti. Zakonisht, gjatë udhëtimeve që bëjmë na bie të shohim çfarë i mungon vendit tonë, çfarë do të donim të ndryshonim dhe në çfarë shkallë ndodhemi në krahasim me vendet e tjera, në aspekt pozitiv dhe negativ. Ky shkëmbim përveç që më ka ndihmuar të ngrihem profesionalisht, duke hulumtuar në tema shumë të rëndësishme e me fat të madh për të ndjekur ligjërata nga profesorë të mrekullueshëm, po ashtu më ka mundësuar për të parë nga afër studimet në një vend tjetër e që premton shumë dhe të jep mundësi nga më të ndryshmet.

Sa i përket krahasimit me vendin tonë, pra Maqedoninë e Veriut, normalisht kushtet për studim në Vienë janë shumë më të kënaqshme dhe shumë më e prosperuar është pjesa e hulumtimeve. Haptazi, sistemi arsimor është shumë më i lakmueshëm. Amfiteatrot ishin të rregulluara, mundësohej qasje për në laboratore, gjë çfarë ishte e domosdoshme. Rregull dhe pastërti në çdo skaj, madje edhe nëpër qytet, çfarë më ka lënë mbresa të forta. Biblioteka ishte thjesht madhështore, e larmishme, me shumë tituj dhe tematika të ndryshme juridike. Duke mos harruar të cek, bufenë studentore, në të cilën kishin qasje studentët e fakultetit. Shkurt e qartë, çdo gjë ishte mbresëlënëse. Uroj dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt edhe studentët e vendit tim t’i gëzojnë këto mundësi dhe kushte të mira në vendin e lindjes, e pse jo edhe shkëmbime të këtilla të dobishme.

Një mesazh drejtuar rinisë?

Brezi i ri gjithmonë ka rrezatuar e akoma rrezaton dritë e shkëlqim të madh dhe shpresë. Nuk është aspak e lehtë të jetuarit në një vend ku ofrohen pak mundësi ndërsa përpjekjet janë shumë të mëdha. E, imagjinojeni nëse nuk ka aspak përpjekje… Rinia, përgjithësisht është e zellshme dhe punëtore. Kjo nuk është e mjaftueshme; pandërprerë duhet kërkuar mineralet e çmuara të tokës dhe mos u dorëzohemi vështirësive e problematikave që janë pjesë e jetës. Të krijojmë rutinë të shëndetshme (kjo nuk vlen vetëm për të rinjtë, por për çdo individ), sepse asgjë në botë nuk vlen më tepër sesa shëndeti fizik dhe mendor. Duhet të jemi sa më njerëzor, ta duam dhe përkrahim njëri-tjetrin e mos të kemi xhelozi, smirë dhe maraz. Të jemi sa më njerëzor, ngase kështu mund të dallojmë nga kafshët për instinktin e dinjitetit që kemi dhe njihemi si qenie me arsye, aftësi mendore. Të investojmë sa më shumë me mundin dhe kapacitetin tonë sepse vetëm atëherë mund të presim kapital.

Të jemi më të zëshëm dhe të kritikojmë veset dhe gjestet negative. T’i luftojmë gjithmonë. Sa më shumë të aktivizohemi në sektorin civil dhe për të vetmen arsye që të bëjmë shtypje për vendimet jo të mira nga ana e institucioneve shtetërore. Të mos u dorëzohemi problemeve por të kënaqemi nga zgjidhja e tyre. Edhe këtu do ta jap këshillën/shprehjen time të preferuar: të lexojmë sa më shumë, të pajisemi me dituri, sepse kështu mund të ngrihemi në kupë të qiellit dhe të futemi në thellësitë e tokës për të hulumtuar dhe kështu e kemi më të lehtë të futemi në garë me popujt e tjerë në emancipim dhe përparim. Të kemi parimet tona. Të krijojmë qëndrimet e mendimet tona personale. Të jemi autokritik, kjo është shumë e rëndësishme. Të bëhemi të zotët e vetvetes dhe të aftë për të sjellë dhe kontrolluar vendimet tona. Gjithmonë të jemi ata që ndryshojmë (për të mirë) e jo të na ndryshojnë. Kështu, mund të gjejmë rrugën që e ëndërrojmë.

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori