LAJMI I FUNDIT:

Studentja kërcënohet me armë, nuk ia lëshon plaçkitësve çantën ku kishte tezën për master (Video)

Studentja kërcënohet me armë, nuk ia lëshon plaçkitësve çantën ku kishte tezën për master (Video)

Noxolo Ntusi po ecte nëpër një rrugë të qetë në Johannesburg të Afrikës së Jugut, kur prej një veture dolën tre plaçkitës dhe deshën t’ia vjedhur çantën.

Megjithëse e kërcënuan me armë në kokë, 26-vjeçarja ka rezistoi me tërë fuqinë, sepse brenda e kishte tezën e masterit dhe refuzonte ta lëshonte, transmeton Telegrafi.


“Jam pothuajse gati për magjistraturë dhe gjithçka do shkonte dëm po t’ia jepja çantën. Sikur të mi merrnin vetëm paratë nuk do e kisha problem”, ka thënë Ntusi lidhur me rastin.

Raportohet se ajo kishte brenda kopjet e vetme të studimit mbi molekulat zoologjike dhe humbja e tyre, nënkuptonte se i duhet të pret edhe një vit tjetër. /Telegrafi/