LAJMI I FUNDIT:

Studenti kinez shpëtohet dy herë nga mali brenda katër ditësh – pasi u kthye për të kërkuan telefonin e tij

Studenti kinez shpëtohet dy herë nga mali brenda katër ditësh – pasi u kthye për të kërkuan telefonin e tij

Një student kinez që u transportua me helikopter nga mali Fuji i Japonisë javën e kaluar, duhej të shpëtohej për herë të dytë vetëm katër ditë më vonë, thanë autoritetet lokale.

Alpinisti 27-vjeçar bëri një telefonatë emergjente më 22 prill, pasi u sëmur nga lartësia në shtegun Fujinomiya të malit, rreth 3,000 metra mbi nivelin e detit, transmeton Telegrafi.

Ndodhi jashtë sezonit të ngjitjes në mal, e zyrtarët u bëjnë thirrje njerëzve të jenë të vetëdijshëm për kushtet tepër të vështira.

Por katër ditë më vonë, policia tha se mori një telefonatë tjetër në mal pasi studenti, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u kthye për të kërkuar telefonin dhe sendet e tjera të lëna pas.

Nuk ka penalizim kur një alpinist duhet të shpëtohet, por rasti i studentit kinez shkaktoi zemërim në mediat sociale dhe thirrje që ai të ndiqet penalisht, të paktën për shpëtimin e tij të dytë.

Policia e Shizuokës u bëri thirrje të gjithë alpinistëve të tregojnë kujdes, duke vënë në dukje se mali ka temperatura të ulëta dhe është i mbuluar me borë edhe në pranverë.

Shtigjet e ecjes në mal janë zyrtarisht të hapura vetëm nga korriku deri në fillim të shtatorit, por nuk ka ndalim për ecjen jashtë sezonit.

Autoritetet lokale vendosën tarifa hyrjeje dhe kufizime për numrin e pjesëmarrësve në shtegun më të njohur vitin e kaluar, dhe thonë se do të vendosin rregulla të ngjashme në shtigje të tjera kryesore më vonë këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Brenda imazhit fshihen

Brenda imazhit fshihen "dy kuaj" - a mund ta gjeni të dytin?

Interesante
Prezantuesja boshnjake e motit ka fituar një popullaritet të madh në internet për shkak të pamjes tërheqëse

Prezantuesja boshnjake e motit ka fituar një popullaritet të madh në internet për shkak të pamjes tërheqëse

Brenda aeroplanit luksoz të familjes mbretërore të Katarit (Foto)

Brenda aeroplanit luksoz të familjes mbretërore të Katarit (Foto)

A e mbani mend sfondin e famshëm të Windows XP - shikoni si duket sot

A e mbani mend sfondin e famshëm të Windows XP - shikoni si duket sot

Interesante
Disa fotografi që

Disa fotografi që "mund t'ju kthejnë" në fëmijëri

Interesante
Talebanët

Talebanët "pezullojnë lojën e shahut për shkak të shqetësimeve se mund të jetë një burim bixhozi"

Interesante
Kalo në kategori