LAJMI I FUNDIT:

Studentët vazhdojnë protestën në Tiranë

Studentët vazhdojnë protestën në Tiranë

Bashkimi Studentor Shqiptar (BSSH), ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se sot do të jetë protesta me praninë më të madhe studentore dhe mbështetës të tyre.

Kjo organizatë që është kryesorja në organizimin e studentëve në protesta, tha sot se të paktën 40 mijë të rinj e të reja do të marrin pjesë në tubimin e të hënës.


BSSH ka publikuar dhe itinerarin për sot:

Duke nisur nga ora 08.30 studentët do të mblidhen nga Fakulteti i Mjekësisë e njëherësh në të njëjtën orë edhe nga fakultetet e tjera që gjeni në foton njoftuese më poshtë.

Në orën 10.00, të gjithë studentët do të bashkohen para Kryeministrisë ku do të qëndrojnë pa afat.

Organizata lajmëroi se sot do të ketë “bojkot absolut të universiteteve në të gjithë Shqipërinë”.

Po ashtu, ajo ka lëshuar një thirrje ndaj bizneseve që sot, të sigurojnë transport falas për të gjithë studentët nga rrethet që do të vijnë në Tiranë.

Më herët, Bashkimi Studentor Shqiptar kërkoi që liderët e opozitës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, të mos marrin pjesë në protestë.

Pak para këtij njoftimi, Monika Kryemadhi njoftoi aktivizimin e të rinjve të LRI-t për të marrë pjesë në protestën masive që pritet të zhvillohet në Tiranë.

Organizimi i Kryemadhit erdhi pasi të premten, studentët ftuan të gjithë popullin t’i bashkohet protestës, duke pasur si kusht të vetëm që të mos ketë flamuj politikë por vetëm flamuri kombëtar shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori