LAJMI I FUNDIT:

Studentët protestuan kundër ngacmimeve seksuale: Zgjidhja është kodi i sjelljes, jo i veshjes (Foto)

Studentët protestuan kundër ngacmimeve seksuale: Zgjidhja është kodi i sjelljes, jo i veshjes (Foto)

“Zgjidhja është kodi i sjelljes, jo i veshjes”, “Problemi është te mendja jote, jo te veshja ime”, ishin disa prej pankartave në protestën e organizuar nga Organizata studentore Studim Kritik Veprim (SKV), Grupi Anti-Seksist, Artpolis, USPE dhe ORCA për adresimin e kërkesave kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinë.

Studentja Alora Hyseni ka kërkuar ndryshimin e Kodit të Etikës, krijimin e një Komisioni hetues dhe kërkim falje nga UP, përderisa ka thënë se kërkesa për shkarkimin e prorektores Teuta Pustina është përmbushur.


“Ne kërkojmë ndryshimin e Kodit të Etikës për personelin akademik dhe futja e ngacmimeve seksuale në dispozitat e tij. Krijimi i Komisionit me pjesëmarrje të gjerë shoqërore për hetimin e ngacmimeve seksuale. Kërkim falje nga Universiteti i Prishtinës për të gjitha rastet e ngacmimeve seksuale deri tani dhe për mungesën e veprimit për rastet e paraqitura”, tha Hyseni.

Studentët njëzëri kanë lexuar definicionin për ngacmimin seksual.

“Çdo formë e sjelljes së pa dëshiruar, verbale, jo verbale apo fizike me natyrë seksuale, me qëllim apo ndikim, në cenimin e dinjitetit të një personi përmes krijimit të një atmosfere kërcënuese, armiqësore, degraduese, poshtëruese apo fyese konsiderohet ngacmim seksual”, ka thënë Hyseni.

Studentët pohuan se UP është një institucion edukues me intelektual seksist.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori