LAJMI I FUNDIT:

Studentët me peticion kërkojnë rikthimin në ambientet universitare

Studentët me peticion kërkojnë rikthimin në ambientet universitare

Organizata Studentore Reforma e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se kanë nisur peticionin online për rikthim të ndjekjes së ligjëratave në ambientet e universiteteve publike dhe private që veprojnë në Republikën e Kosovës.

Këtë peticion studentët thonë e kanë nisur së bashku me Këshillat studentore në UP, për faktin se nuk pajtohen me vendimin e MASH dhe MSH, që mësimi të vazhdojë online edhe në semestrin tjetër.

Organizata Studentore Reforma nuk pajtohet me mësimin online për shkak të dy arsyeve kryesore:

1. Hapja e kafiterive dhe mosrespektimi i masave anticovid brenda tyre

2. Tubimet elektorale nëpër oda dhe restaurante të ndryshme gjithandej Kosovës, pa respektim të asnjë mase të vetme anticovid.

Duke i parë këto arsye, është e pakuptimtë për ne që dyert e dijes të mbyllen, teksa dyert e propagandës të mbeten të hapura. Prandaj, ju njoftojmë që peticioni nuk do të jetë forma e vetme të cilën do ta ndjekim për realizim të kërkesave tona, nëse edhe pas peticionit nuk realizohen kërkesat tona për rikthim të mësimit në formën fizike, atëherë protestat masovike do të jenë të pashmangshme.

Kërkojmë nga ana juaj që këtë komunikatë dhe peticion ta përkrahni medialisht, kjo do të ishte një ndihmë e madhe për neve, thuhet në peticionin e kësaj organizate studentore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori