LAJMI I FUNDIT:

Studentët në Maqedoni kërkojnë rritje të fondeve në propozim buxhetin e vitit 2023

Studentët në Maqedoni kërkojnë rritje të fondeve në propozim buxhetin e vitit 2023

“Rezistenca studentore” u bën apel të gjitha grupeve parlamentare në Kuvend sot si dita e fundit e afatit për dorëzimin e amendamenteve të Buxhetit të vitit 2023 për plotësimin e nevojave të studentëve dhe rritjen e mjeteve të parashikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

“Konkretisht në propozim-buxhetin për vitin 2023 vërehet një ulje e ndjeshme në normat për “standardin e nxënësve” për 19,72 për qind, norma për “standardin studentor” zvogëlohet për 17,96 për qind, norma për “shkencë” është ulur për 30,87 për qind dhe norma për “investime në arsim” u ul me 17,24 për qind. Jemi veçanërisht të shqetësuar nga ulja e fondeve të parashikuara në lidhje me vitin 2022 për “ndërtimin dhe rikonstruksionin e konvikteve studentore” me 31 për qind dhe për “rehabilitimin efiçient energjetik të konvikteve studentore” deri në 46 për qind”, thuhet në deklaratën e Rezistencës studentore për të drejtat e studentëve.


Nga aty kërkojnë që grupet parlamentare të paraqesin amendamente që parashikojnë rritje të këtyre normave dhe të ndalojnë kursimet dhe reduktimin e fondeve, të cilat, siç thonë ata, janë drejtpërdrejt në dëm të të rinjve në vend.

“Me rritjen e mjeteve kërkojmë rritjen e subvencionit për shujtën e studentëve nga 120 në 160 denarë dhe respektimin e kritereve ekzistuese, por kërkojmë edhe që në konviktet e studentëve të ketë cilësi më të lartë të ushqimit dhe të funksionojnë ashensorët gjatë gjithë ditës. Në fushën e investimeve në arsim, kërkojmë që të sigurohen fonde për rikonstruksionin e të gjitha konvikteve studentore. Vetëm në këto tri programe (standardi i studentëve, standardi i nxënësve dhe investimet në arsim), Qeveria për vitin 2023 parasheh gati 500 milionë denarë më pak se me Buxhetin për vitin 2022. I kërkojmë edhe një herë deputetëve të paraqesin amendamente për rritjen e këtyre normave në të mirë të të rinjve që janë e ardhmja e çdo vendi”, thuhet në kërkesën e “Rezistencës Studentore”