Desantila Muriqi, Elsa Hyseni dhe Kurbin Shala, studentë të Departamentit të Frëngjishtes në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, e përfaqësuan Kosovën në mesin e 33 shteteve në stazhin njëmujor të qendrave ndërkombëtare frankofone në Francë.
Këta studentë, së bashku me të rinjtë e vendeve të tjera të botës, udhëtuan në shtatë qendra të ndryshme të Francës, rrugëtim i cili iu mundësoi të përfitojnë përvojë të paharruar e miq të rinj, të eksplorojnë Francën dhe kulturën e këtij shteti dhe ta perfeksionojnë gjuhën frënge.
Të tre studentët morën mbi supe detyrën e ambasadorit të Kosovës në këtë organizim, duke bërë që të rinjtë pjesëmarrës të dëgjojnë për herë të parë për emrin Kosovë. E për këtë Desantila thotë se ishte e lumtur.
“Në fillim nuk e kishin idenë se ku ndodhet Kosova, por pastaj e mësuan dhe ndihesha shumë e lumtur kur i shihja të interesuar, kur vallëzonim së bashku Shotën, kur dëshironin të mësonin fjalë në gjuhën tonë të bukur dhe kur iu pëlqente shija e leqenikut me speca me mazë”, rrëfeu Desantila.
Ndërkaq, për Kurbinin kjo vizitë paraqet eksperiencën më të kuptimtë të krijimit të tij individual dhe kulturor.
“Kjo vizitë ka ndikuar në pjekjen time emocionale dhe ngritjen intelektuale. Ky stazh më ka ndihmuar të kuptoj se sa të njëjtë jemi ne të rinjtë, edhe pse vijmë nga vende të ndryshme, raca e religjione të ndryshme, apo që jetojmë larg. Kjo më ka bërë t’i harroj paragjykimet ndaj shumë nacionaliteteve të ndryshme dhe të krijoj shumë lidhje të reja miqësie”, tha ai.
Këtë vizitë Elsa e konsideron si përvojën më përfituese që ka pasur ndonjëherë. “Jo vetëm se kam mësuar për traditat, zakonet, këngët e vallëzimet e Francës dhe shteteve të tjera, por kam mësuar edhe ëndrrat, shqetësimet e shpresat e të rinjve anë e mbanë botës, të cilat na kanë afruar më shumë me njëri-tjetrin. Pasi që kam pasur një përgjegjësi më të madhe sesa pjesëmarrësit, kam mësuar edhe se si ta menaxhoj një grup, si të bëj provë autoriteti dhe në të njëjtën kohë t’u përshtatem kërkesave të secilit”, tha ajo.
Ky organizim është mundësuar nga Qendrat Frankofone Ndërkombëtare dhe është financuar nga Klubi Lions i Francës, i cili synoi lidhjen e miqësisë në mes të të rinjve frankofonë kudo nëpër botë. Pjesëmarrja e studentëve tanë është realizuar nga Qendra Universitare Frankofone në UP. /Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën