LAJMI I FUNDIT:

Studentët e mjekësisë në Tetovë, PERSONAZHI I VITIT nga Telegrafi Maqedoni (Foto/Video)

Studentët e mjekësisë në Tetovë, PERSONAZHI I VITIT nga Telegrafi Maqedoni (Foto/Video)

Telegrafi Maqedoni e vazhdon traditën e ndarjes së çmimit PERSONAZHI I VITIT dhe këtë vit me këtë titull nderohen studentët e Fakulteti të Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës.

Një vit më herët të njejtin titull e mori Fatime Fetai, prokurore e Prokurorisë Speciale Publike, si personazh më i lexuar në Telegrafi Maqedoni.


Fetai, mirënjohëse ndaj Telegrafi Maqedoni: Do të luftojmë deri në frymën e fundit
Lexo po ashtu Fetai, mirënjohëse ndaj Telegrafi Maqedoni: Do të luftojmë deri në frymën e fundit

Këtë herë, pra për vitin 2017, çmimi PERSONAZHI I VITIT, studentëve të mjekësisë në Tetovë nuk ju jepet për lexueshmëri por për humanizëm.

Studentët e mjekësisë duke tubuar para

Sigurisht e dini se kolegu i tyre, Florent Hoxha është diagnostifikuar me Leukemi Akute (Leucameia Acuta) dhe i njejti është dërguar për shërim në Turqi. Pagesa për shërimin e tij ishte tepër e lartë, shumë të cilën nuk mund ta përballojë asnjë familje në rajon.

Afishet për mbledhjen e mjeteve

Për këtë, doli në pah shpirti human i kolegëve të Florentit, studentët e mjekësisë në Tetovë. Ata punuan për disa javë me radhë për të gjetur të hollat që duheshin për të shëruar Florentin. Ishin gjithandej, nëpër rrugë, në çdo shtëpi dhe institucion por edhe organizuan mbrëmje e shfaqje teatri për të mbledhur sa më shumë para. Me fjalë të tjera, të gjithë së bashku e arsyetuan misionin e tyre të mjekut-humanizmin.

Studentët që u aktivizuan në fushatën për mbledhjen e parave!
Studentët që u aktivizuan në fushatën për mbledhjen e parave!
Studentët që u aktivizuan në fushatën për mbledhjen e parave!
Studentët që u aktivizuan në fushatën për mbledhjen e parave!

Një mjek duhet të jetë i lidhur me profesionin dhe të ndihmojë pacientët. Një student duhet të mësojë. Ndërsa studentët e mjekësisë që dekorohen sot i kanë të gjitha, humanizmin, diturinë dhe ndriçimin shpirtëror që i duhet një mjeku.

Telegrafi Maqedoni është mëse i lumtur që dekoron këto studentë me çmimin ”PERSONAZHI I VITIT 2017” për humanizëm.

Foto: Dritan Abdija

Le të jetë ky çmim, ngjallje e vullnetit të mirë tek çdo student për të dalë nga përditshmëria e të ndihmojë dikë në nevojë. Kjo ju duhet sot njerëzve më shumë, solidarizimi dhe ndihma në mes vete.

Foto: Dritan Abdija

Për këtë çmim, studentja e vitit të pestë dhe kryetare e ”Grupit shkencor”, Fatbardha Skenderi për çmimin tha ”Humanizmi është një ndër cilësitë më të larta të njeriut, e çilter dhe e pastër, duke mos patur motivim për përfitime vetjake e grupore. Të ngre në piedestal përderisa ti me sinqeritet dhe modesti e praktikon. Prandaj me një frymë modeste dhe përulje të thellë, njoftoj vlerësimin dhe përkrahjen që sivjet na mundëson Telegrafi Maqedoni dhe përfaqësuesit e tij, duke na zgjedhur si “Personazhi i Vitit 2017”, të gjithë Studentët e Mjekësisë të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, për aksionet humanitare persistente dhe me një kauzë fisnike ndaj kolegut tonë të ri, Florent Hoxha i cili vuan nga leukemia akute, por falë njerëzve human dhe zemërgjërë që kanë ndihmuar dhe kontribuar, ai nënshtrohet trajtimit adekuat në spital të Ankarasë në Turqi. Falemnderime pakufi nga thellësia e zemrës!”

Ndërsa, studenti i vitit të tretë në këtë fakultet dhe që është përfshirë në aksionin e mbledhjes së parave për shërimin e Florent Hoxha, Bujar Islami, për çmimin thotë ”Pikërisht, ajo që e bën një njeri të dalluar në shoqeri është humaniteti. Por, të jesh student dhe tët jepet mundësia për ta shpreh humanitetin, do thoja që është lumturi e dyfishtë. Gjitha angazhimet, koordinimet tona, gjegjësisht rreth grumbullit të mjeteve financiare në afat shumë të shkurtër kohor, për kolegun tonë, Florentin. Ka qenë një ndër aksionet më të suksesshmet që është bërë nga gjenerata jonë. Dua nga thellësia e shpirtit t’i falemnderoj në veçanti të gjithë ata njerëz të vullnetit të mirë, që pikërisht në momentin që duheshte zemërgjërësia, bujaria dhe solidariteti, kjo edhe u dëshmua. Megjithatë, ky triumf i vërtetë do jetë i plotë, vetëm kur Florenti të shërohet plotësisht, dhe të kthehet në përcjelljen e ligjeratave, bashkë me ne. Absolutisht, u jam falemnderues dhe mirënjohës ndaj stafit professional të Telegrafi Maqedoni që përzgjodhën Studentët e Mjeksisë të Fakultetit të Tetovës për “Personazh i Vitit 2017″. Le të jetë kjo një stimul edhe për gjeneratat që vijnë pas nesh për një koordinim të zellshëm në të mirën e qytetarëve dhe shoqerisë sonë.”

JEMI KRENARË ME JU! TELEGRAFI JU DO!

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori