Dhjetë studentë të gjeneratës së pestë të KEDS Academy kanë qëndruar në Turqi fundjavën e kaluar. Përgjatë tri ditëve, studentët e këtij programi mësimor kanë zhvilluar vizita në kompanitë Limak dhe Çalik, si dhe kanë mbajtur trajnime që atyre do t’u shërbejnë për ngritje profesionale.
Vizitën e parë gjatë qëndrimit në Turqi, studentët e zhvilluan në kompaninë Limak Energy. Ata panë nga afër se si zhvillohet puna në këtë kompani dhe thelluan njohuritë e tyre rreth menaxhimit të Departamentit të Tregtimit të Energjisë Elektrike.
Zëvendësdrejtori gjeneral i Limak Energy, Mesut Serhat Dinc, i cili ë është edhe anëtar i Bordit Ezekutiv në KEDS, njëherësh edhe ideator i KEDS Academy,e lavdëroi punën që po bëhet në këtë program mësimor.
“Edhe ky vit ka qenë një vit i suksesshëm. Është një udhëtim që po e shijojmë të gjithë. Unë shoh studentët, gjeneratën e re që janë shumë të kënaqur nga ky projekt. Kjo është shtysë për neve që të vazhdojmë projektin edhe më tutje. I falënderoj mentorët dhe stafin e KEDS për punën. Edhe kjo gjeneratë e KEDS Academy është e mirë dhe pres që edhe në të ardhmen të punojë me ta në aspektin profesional. Ky udhëtim nuk përfundon, është vetëm fillimi, dhe do të vazhdojë më tutje në zyrat e KEDS”, tha ai.
KEDS Academy është program mësimor që organizohet nga KEDS dhe ka për qëllim të përkrahë studentët vendorë të Universiteteve Publike të Kosovës në zhvillim të mëtutjeshëm akademik dhe profesional. Akademia ofron programe të akredituara për studentë të institucioneve të arsimit të lartë dhe programe tjera interaktive për studentë të shkollave të mesme teknike në Kosovë, me qëllim të zvogëlimit të numrit të papunësisë duke ofruar mundësi punësimi në KEDS dhe njohuri për punësim në ndërmarrje tjera të ngjashme.
Drejtoresha e Komunikimeve në KEDS, Naxhije Arifaj, tha se ky është program i rëndësishëm për edukimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Kjo, sepse siç tregon ajo, studentëve të kësaj akademie pas përfundimit të programitu jepet mundësia e punësimit nëKEDS, programi gjithashtu u ndihmon për avancim tëmëtutjeshëm,si dhe krijohen gjenerata që do tëjapin kontributin e tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit energjetik në vend.
“Kjo është gjenerata e pestë e akademisë dhe kjo nuk është hera e parë që ne dërgojmë studentët në Turqi. Kjo vizitë u shërben atyre për thellimin e njohurive dhe ne jemi të kënaqur që kemi mundësi t’u ndihmojnë atyre në këtë drejtim”, ka thënë Arifaj.
Studentët vizituan edhe ÇalikHolding, tjetër korporatë me renome në Turqi. Ata u mirëpritën nga drejtori gjeneral i ÇalikEnergy dhe kryetari i Bordit Ekzekutiv të KEDS, RidvanAkturk. Ai u shpjegoi studentëve aktivitetet e korporatës, me theks të veçantë ato të fushës së energjisë.
“Kompania është si familja. Në familje secili punon që të zgjidhë një problem dhe në këtë mënyrë avancohet ajo. Trajtojeni kompaninë si të tillë. Ju siguroj se edhe ajo do t’ju trajtojë njësoj. Në të njëjtën kohë shfrytëzoni mundësitë që ju jepet për t’u avancuar. Mësoni dhe punoni shumë”, ka thënë Akturk.
Në ditën e tretë të vizitës studentët qëndruan në Universitetin Boğaziçinë Stamboll. Aty janë pritur nga drejtori i Qendrës për Mësim Gjatë Gjithë Jetës në këtë universitet, Tamer Atabarut.
Studentëve u është shpjeguar historia e universitetit, programet e studimit dhe mënyra e organizimi të tij.Pastaj, ata kanë vijuar trajnimin që ka zgjatur gjatë gjithë ditës me fokus fillimisht në shkathtësitë komunikuese e më pas me punë praktike. Ata kanë vazhduar pastaj me trajnimin nëlaboratorinpër testimin e pajisjeve elektrike që është në kuadër të universitetit, e qëështë ndër më të mirët në Europë për çështjet energjetike.
Për studentët, kjo eksperiencë ishte shumë e dobishme. Ata thanë se kanë përfituar shumë nga ky udhëtim profesional. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAgjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Prishtina nikoqire e “AI Startup” – Kampit Rajonal të Inteligjencës Artificiale
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj