LAJMI I FUNDIT:

Studentët e FShMN-së kërkojnë mosdiskriminim në punësim

Studentët e FShMN-së kërkojnë mosdiskriminim në punësim

Heqja e udhëzimit administrativ sipas të cilit studentët e Fakultetit të Edukimit kanë përparësi në punësim në institucionet arsimore para studentëve të FSHMN-së dhe rikthimi i drejtimeve arsimore në fakultetin e FSHMN-së, ishin dy kërkesat e studentëve të këtij fakulteti në protestën të cilën e kanë mbajtur sot.

Studentët kanë marshuar nga Fakulteti Filologjik deri te Ministria e Arsimit, ku kanë kërkuar të takohen me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi.


Përfaqësuesi i studentëve të FSHMN-së, Florian Bivolaku, tha se që nga themelimi i Universitetit të Prishtinës mësimdhënësit janë përgatitur nga FSHMN-ja, Fakulteti Filologjik dhe ai Filozofik, por që sipas tij vendimi i vitit 2010 favorizon vetëm një fakultet, atë të Edukimit.

Ai u shpreh se Fakulteti i Edukimit nuk ka kuadro të mjaftueshme për t’i përgatitur të gjithë për arsim.

Studentët e FSHMN-së kanë kërkuar që ministri i Arsimit të dalë dhe të bisedojë me ta për t’iu treguar nëse do të përmbushen kërkesat.

Këshilltari i ministrit, Valmir Gashi, ftoi që katër studentë të shkojnë të takohen me ministrin.

Por, studentët nuk lëshuan pe dhe vazhduan të kërkojnë që ministri të dalë jashtë për takim.

Këshilltari i ministrit u ka bërë serish thirrje studentëve për t’u takuar me ministrin dhe për të biseduar rreth kërkesave të tyre, por që ata prapë nuk pranuan.

Pasi ministri Bytyqi nuk doli që të takohet me studentët, këta u shpërndan të qetë. Por, ata dorëzuan një kërkesë në ministri që kreu i Arsimit të shkojë nesër në ora 13.00 në FSHMN për takim me studentët, në të kundërtën ata u shprehen se do të ndërmarrin masa radikale.

Ndryshe, forca të shtuara të policisë kanë qëndruar tek objekti i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë gjatë kohës që po mbahej protesta. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori