Ky i fundit është në garën për kreun e degës së partisë në Strugë në rivalitet të theksuar me kryetarin e deritanishëm dhe deputetin Ramiz Merko, i cili rikandidohet sërish për të drejtuar këtë parti. Merko mësohet se ka arritur që të sigurojë përkrahjen e më shumë degëve. Me këtë incident është vendosur ndërprerja e procesit zgjedhor në Strugë dhe se mbikëqyrësi i procesit zgjedhor ka qenë edhe Nevzat Bejta, që kishte ardhur në cilësinë e koordinatorit.

Këtë incident e ka komentuar edhe Ziadin Sela, kryetari i komunës së Strugës dhe njëherësh kreu i Lëvizjes për të reformuar PDSH-në, i cili nëpërmjet ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me incidentin e së martës mbrëma të ndodhur në BDI-në e Strugës.


“Është shumë e pakuptimtë të bëhet garë se kush do të kryesojë me poshtërimin dhe tradhtinë e radhës, ndërsa të bësh grusht për të fituar epitetin krye shërbyes i këtij poshtërimi, vetëm në BDI ndodh”, tha Sela. /Telegrafi/