Këshilltarët e BDI-së, dhe të LSDM-së, nuk e mbështetën deklaratën e Aleancës për Shqiptarët, e cila kërkoi që këshilli i komunës së Strugës të distancohet nga kryetari i Strugës Merko, i cili u fut në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe ndërhyrjes në vendimet gjyqësore. Pas kësaj, këshilltarët e Aleancës, OBRM-PDUKM-së dhe Besës u larguan nga seanca.
“…Deklarojmë se qytetarët e Strugës, përmes përfaqësuesve tanë politik në Këshillin e Komunës së Strugës, në asnjë mënyrë nuk janë të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm, shpërdorim të fondeve publike, ndërhyrje në procedurat gjyqësore dhe tjera procedura publike dhe dëmtim të besimit publik në institucionet demokratike dhe zyrtarët në vend, për të cilat është akuzuar kryetari Ramiz Merko nga Departamentit Amerikan i Shtetit, dhe se ne qytetarët e Strugës distancohemi nga veprime të tilla dhe të tjera devijante të kryetarit të komunës”.
Mbështetje morën edha nga Besa dhe OBRM-PDUKM, të cilët kërkuan reagim të menjëhershëm të institucioneve kompetente në vend që të heshtin, tha Nijazi Xhumkar – Këshilltar i Aleancës për Shqiptarët.
“Ne si grup këshilltarësh këmbëngulim në përgjegjësi thelbësore, jo vetëm deklarative, jo vetëm të kryetarit të komunës, por të të gjithë këshilltarëve që votuan për të gjitha nismat, propozimet dhe vendimet e tij, megjithëse e kanë ditur se janë në kundërshtim me detyrimet ligjore; ato këshilltarë në asnjë mënyrë nuk duhet të amnistohen nga përgjegjësia”, deklaroi Alen Dereban-këshilltar nga OBRM-PDUKM.
Deklarata do t ‘u përcillet të gjitha institucioneve përkatëse të zbatimit të ligjit në vend, si dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe misionit të BE-së. Ne u kërkuam qëndrim edhe koordinatorëve të grupeve të këshilltarëve të LSDM-së dhe BDI-së por ata nuk donin të jepnin deklarata.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja