Struganët të mërkurën në protesta, nuk kanë ujë për pije

Banorët e Strugës të mërkurën në orën 14 do të protestojnë para ndërtesës "Proakva", pasi qyteti është pa ujë për pije, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në njoftimin e protestave nën moton "Shekulli 21, nuk ka ujë as për ilaç", thuhet se problemi më i madh me të cilin ballafaqohen çdo verë është mungesa e ujit në disa pjesë të qytetit, edhe pse Struga është e vendosur mes dy ujërave - Liqenit të Ohrit dhe lumit Drini i Zi.
Qytetarët janë të revoltuar nga ky problem, i cili ju përsëritet çdo verë.
Ata thonë se kanë lodhur nga mbushja e shisheve, për të mbajtur higjienën personale./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































