Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur për publikun si Stresi, ka ndarë me ndjekësit lajmin për një projekt të ri muzikor që pritet të publikohet së shpejti.

Kënga e re do të jetë pjesë e albumit të tij më të fundit dhe vjen si një bashkëpunim me reperin e njohur, MC Kresha.


Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në InstaStory, ku Stresi ka zgjedhur një mesazh me tone paralajmëruese dhe ironike, duke iu drejtuar kolegëve të industrisë muzikore.

Foto: Instagram

“Mos nxirrni këngë para Vitit të Ri. Mos më thuani që nuk ju thashë. Suksese të gjithëve”, ka shkruar ai.

Bashkëpunimi mes Stresit dhe MC Kreshës ka ngjallur interes të madh te fansat, pasi të dy artistët janë të njohur për stilin e tyre autentik dhe tekstet e drejtpërdrejta.

Ky projekt pritet të jetë një nga këngët më të komentuara të fundvitit, ndërsa detaje të tjera rreth titullit dhe datës së publikimit ende nuk janë bërë publike.

Fansat tashmë presin me padurim lansimin e këngës dhe zbulimin e mëtejshëm të projekteve që Stresi ka planifikuar në kuadër të albumit të tij të ri. /Telegrafi/