Shqipe Hysenaj ka marrë vëmendje të madhe gjatë kësaj kohe në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo ditën e sotme (e martë) në një moment është prekur dhe ka filluar të qajë.


Ish-konkurrentja e “Përputhen” kërkoi nga produksioni t’ia lëshojë këngën “Të du mom” të Stresit, pasi siç tregon ndjen mall për familjarët.

Screenshot 9 26 Foto: Screenshot/Instagram

Stresi ka ndarë këtë moment me ndjekësit në InstaStory, gjersa tha se ka mbështetjen e tij.

“Shqipe Hysenaj bëhu e fortë. Kështu e ka Big Brother, askush s’të kupton pa e provuar. Suksese”, u shpreh ai.

Screenshot 10 20 Foto: Screenshot/Instagram

Arkimed Lushaj - Stresi shtoi: “Ke mbështetjen tonë”.

Reperi ndryshe ka qenë fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/