LAJMI I FUNDIT:

Strategjia e mbrojtjes, SHBA: Terrorizmi, jo më prioritet

Strategjia e mbrojtjes, SHBA: Terrorizmi, jo më prioritet

Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis tha se konkurrenca mes fuqive të mëdha dhe jo terrorizmi, është tani fokusi i sigurisë kombëtare amerikane.

“SHBA përballet me kërcënime në rritje nga fuqitë revizioniste si Kina dhe Rusia, që kërkojnë të krijojnë një botë sipas modeleve të tyre autoritare. Nëse ju na sfidoni, kjo do të jetë dita juaj më e gjatë dhe më e keqe”, u shpreh Mattis.

Sekretari amerikan i mbrojtjes i bëri këto komente ndërsa publikonte strategjinë kombëtare të mbrojtjes. Në një referencë në dukje ndaj Rusisë, ai paralajmëroi që të mos kërcënohet eksperimenti i Amerikës në demokraci.

Duke folur në Washington, Mattis, i bëri apel kongresit të financojë ushtrinë ashtu siç duhet dhe të mos bëjë reduktime të padiskutuara dhe automatike në buxhetin federal amerikan, shkruan Top Channel.

Kërcënimet e listuara në strategjinë kombëtare të mbrojtjes, janë të njëjtë si ata të administratës Obama, por prioritetet ndryshojnë. Më parë, grupet xhihadiste si shteti islamik apo Al Kaeda ishin në fokus, por ish kundërshtarët e luftës së ftohtë, Rusia dhe Kina, janë zhvendosur tani në krye të klasifikimit.

Tre fuqitë më të mëdha bërthamore, kanë përbërë një kërcënim të qëndrueshëm ekzistencial për njëra tjetrën që nga ditët e luftës së ftohtë. Vitet e fundit, sidoqoftë, frika ndaj të paimagjinueshmes, një përballjeje direkte, veçanërisht mes Rusisë dhe SHBA-ve, në Siri apo Ukrainë, është shtuar.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori