Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha ishte sot krah rah trajnerit Silvinjo në konferencën zyrtare për media. Thomas tregoi se situata në kampin kuqezi është mjaft pozitive në prag të kësaj sfide miqësore, ndërsa zbuloi edhe se çfarë ka ndryshuar te Shqipëria me ardhjen e trajnerit Silvinjo. Sipas Strakoshës, takimi i nesërm për kuqezinjtë është po aq i rëndësishëm sa një ndeshje zyrtare. Strakosha foli edhe për situatën e tij personale, ekipin e Brentford dhe kampionatin anglez.
Si ndihesh në aspektin personal? – Ndihem shumë mirë. Jam krenar që më në fund kam bërë debutimin në Premier League. Alternimin e ka në dorë trajneri. Por për Kombëtaren luan kush është gati dhe të ndihmojë ekipin për të fituar dhe për të arritur objektivat.
Sa gati është Strakosha për këtë miqësore – Nuk futemi kurrë për të humbur, por për të fituar ndeshje. Ne e dimë që nuk kemi shumë ndeshje për të provuar ekipin dhe për të krijuar një grup të fortë, prandaj kjo sfidë për ne është shumë e rëndësishme për të krijuar një ekip solid dhe të fortë dhe ta kuptojmë njëri-tjetrin. Sidomos për ata lojtarë që nuk luajnë shumë, duhet të ndihen pjesë e grupit dhe kjo është shumë e rëndësishme për ta.
Zgjedhja e duhur ‘Liga Premier’? – Kur nuk provon gjëra në jetë, nuk do e kuptosh kurrë në bëre gabim apo mirë. Për mua është gjëja më e bukur të luash në Premier League. Kam pasur një dëmtim që më mbajti shumë gjatë jashtë. Por jam shumë i lumtur aty ku jam. Dua të luaj dhe besoj që kam cilësi të luaj. Tani dua të jem i qetë dhe me shëndet të mirë. Objektivi tjetër është të luaj në Evropian. Ajo është gjëja më e bukur.
Situata në kampin kuqezi – Ndihemi shumë të lumtur. Grupi është pozitiv. Na ka munguar gjithë ato vite që kemi kaluar, pak të ështira. Meritojmë një kualifikim në Europian dhe ta mbyllim në vendin e parë. Kur grupi bëhet kaq solid dhe lojtarët nuk ndryshojnë shpesh dhe është një grup si tani, kjo është gjëja më e bukur dhe prandaj kemi edhe rezultate.
Çfarë ka ndryshuar Silvinjo? – Grupi është solid dhe nuk ndryshojnë shumë shpesh lojtarët. Jemi 24 lojtarë gjithmonë bashkë. Nuk ka kohë në Kombëtare për të ndryshuar grupin dhe kjo na ka munguar gjithë këto vite. Kjo është gjëja më e bukur që ka bërë ky trajner, ka krijuar grupin. Jemi shumë afër me njëri-tjetrin dhe kjo duket edhe në fushë.
A e ka menduar Strakosha se çfarë e pret në Gjermani? – Nuk e kisha menduar, por tani që jemi shumë afër po e mendojmë të gjithë dhe besoj se do të jetë akoma edhe më e bukur sepse nga eksperienca e parë kupton se çfarë gabimesh janë bërë. Tani kemi shumë lojtarë që luajnë në nivele të larta, kanë pasur eksperienca të tilla. Kemi një grup të mirë. Kemi edhe dy ndeshje për të luajtur që të sigurojmë kualifikimin. Por nëse kualifikohemi, ne e kemi ekipin për të provuar diçka më tepër në Europianin e ardhshëm.
Berisha apo Strakosha në portë në ‘finalet e Evropianit’ – Nuk jam unë ai që vendos. Ka ende edhe disa muaj për të shkuar në finalet e Europianit. Vitin e kaluar mendoja se do të luaja me Brentford dhe kalova një dëmtim 7 muaj. Gjërat ndryshojnë, nuk i dihet kurrë. Duhet të jem i lumtur që jam me Kombëtaren dhe të jem mirë me shëndet.
Çfarë dini për ekipin Bullgar dhe çfarë prisni? – Presim një ekip që është i vendosur mbrapa dhe që do të na provokojnë me goditje standarde. Por ne duhet të shikojmë ekipin tonë dhe të provojmë të fitojmë ndeshjen.
Sa seriozisht e keni marrë ndeshjen me Bullgarinë? Kujt lojtar i druheni? – Marrim çdo stërvitje dhe ndeshje shumë seriozisht, për të krijuar një grup solid, kompakt. Ne jemi gati për çdo ndeshje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Vendimtar me penalltinë e pritur në fund të ndeshjes, Haxhihamza më i miri i xhiros së 23-të në Superligë

Gjyqtarët e xhiros së 24-të në Albi Mall Superligë, Bardh Ajeti do të ndajë drejtësinë në derbi

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa