LAJMI I FUNDIT:

Stormi Webster nuk e lejon më nënën Kylie Jenner të zgjedhë veshjet e saj

Stormi Webster nuk e lejon më nënën Kylie Jenner të zgjedhë veshjet e saj

Duket sikur është krijuar një ikonë mode katër vjeçare.

Duke ndarë disa foto të reja të vajzës së saj, Stormi Webster, në Instagramit Story, Kylie Jenner zbuloi se vogëlushja ka disa mendime të forta kur bëhet fjalë për veshjet.


“Ajo nuk më lejon ta vesh më atë”, shkroi Jenner, nën një foto të vogëlushes me një bluzë, duke shtuar tre ’emoji’ të trishtuara.

Zbulimi ndoshta nuk do të jetë surprizë për fansat e Kardashian; Stormi e vogël ka qenë gjithmonë një fëmijë me stil.

Brenda dhomës së gjumit të fëmijëve të Kylie Jenner
Lexo po ashtu Brenda dhomës së gjumit të fëmijëve të Kylie Jenner

Duke u mburrur me më shumë stilistë se shumica e të rriturve, vajza e madhe e Kylie ka një gardërobë të lakmueshme – në fakt, ajo mbante një çantë shpine Hermes me vlerë rreth 12 mijë euro dhe një çantë Prada kur ishte vetëm dy vjeç.

24-vjeçarja i dha fansave një vështrim brenda dollapit të vogëlushes të saj në TikTok së fundmi, duke treguar gjithçka nga kapelet Prada dhe Fendi deri te sandalet me logo Gucci. /Telegrafi/