UN Women në Kosovë, në rastin e ditëve globalë kundër dhunës në baza gjinore ka mbajtur një aktivitet simbolik, në qendër të Prishtinës, duke bërë ndriçimin me ngjyrë të portokalli, obeliskun “New Born”.

Reklama

Krejt kjo bëhet në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi mbi dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Rozafa Kelmendi, menaxhere e këtij projekti ka thënë se arsye e përzgjedhjes së këtij lokacioni është se në të gjitha shtetet përzgjidhet një vend me simbolik që përçon një mesazh.

“Ngjyra portokalli simbolizon një të ardhme më të ndritur pa dhunë për gratë dhe vajzat”, tha ajo.

Ndryshe, dhuna ndaj grave në Kosovë është një fenomen mjaft negativ që po shfaqet në Kosovë, ku vetëm para disa muajve, burri ka vrarë gruan dhe vajzën e tij në Gjakovë. /Telegrafi/

Reklama