LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Nuk ka ndikim rus në rajon, nuk ka kapacitet për destabilizim

Stoltenberg: Nuk ka ndikim rus në rajon, nuk ka kapacitet për destabilizim

NATO po monitoron nga afër se çfarë po bën Rusia në Ballkanin Perëndimor, thotë Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg, por shton se ai nuk sheh asnjë kërcënim ushtarak nga Rusia për asnjë anëtar të NATO-s apo për rajonin. Ai sot u takua me kreun e shtetit në Shkup, ndërsa mbajti fjalim edhe para deputetëve në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Stotenberg u kërkoi deputetëve që të punonin për anëtarësimin në BE ashtu siç punonin për NATO-n.


Nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit nga Rusia, u pajtuan kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup.

Stoltenberg nuk sheh asnjë kërcënim ushtarak nga Rusia për asnjë anëtar të NATO-s apo për rajonin. Ai i tha Rusisë nga Shkupi që të përmbahet nga veprimet agresive kundër fqinjëve të saj dhe të ndalojë agresionin ushtarak kundër Ukrainës.

“Ne mbetemi të kujdesshëm, po vëzhgojmë nga afër se çfarë po bën Rusia dhe do të mbetemi të bashkuar. Ne kemi një prani ushtarake në këtë rajon, me KFOR-in, me Shtabin e Përgjithshëm në Sarajevë dhe me zyrat në Beograd, dhe ne jemi të gatshëm të rritemi shpejt dhe të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur çdo aleat kundër çdo kërcënimi, por nuk jemi duke vërejtur ndonjë kërcenim që do të vinte kundër çdo aleati të NATO-s”, tha Stoltenberg.

Kryeministri Kovaçevski thotë se vendi së bashku me NATO-n po luftojnë kundër ndikimit rus në rajon dhe institucionet po bëjnë punën e tyre./Telegrafi/