Stoltenberg: I kemi dërguar Ukrainës, 230 tanke dhe 1.550 automjete tjera të blinduara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se anëtarët dhe partnerët e aleancës ushtarake kanë dorëzuar deri më tani 230 tanke, më shumë se 1,550 automjete të blinduara dhe "sasi të mëdha municionesh" në Ukrainë.
“Më shumë se 98 për qind e mjeteve luftarake të premtuara në Ukrainë tashmë janë dorëzuar”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel në Bruksel, transmeton Telegrafi.
"Në total, ne kemi trajnuar dhe pajisur më shumë se nëntë brigada të reja ukrainase me mjete të blinduara", tha Stoltenberg.
Nga
Telegrafi
27/04/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































