LAJMI I FUNDIT:

Stojkoviq: Nuk kam frikë të kthehem në Serbi, ndjehem krenar për atë që bëra te varri i Blerina Jasharit

Stojkoviq: Nuk kam frikë të kthehem në Serbi, ndjehem krenar për atë që bëra te varri i Blerina Jasharit

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, thotë se nuk ka aspak frikë të kthehet në Serbi dhe ndjehet krenarë për atë që bëri këtu.

“Millosheviq ka nxitur urrejtje te serbët për Perëndimin, kurse Vuçiqi ka ndjellë urrejtje në Serbi ndaj shqiptarëve. I gjithë nacionalizmi serbe që ka nxitur krimet ne Ballkan është ndjellë nga Vojsall Shesheli. Vuçiqi është nxënësi politik i Shesheli” ka delaruar Stojkoviq në “Debat Plus”.


Ai thotë se Vuçiqi jo vetëm shqiptarët por edhe serbët i kishte shpallur terroristë gjatë vitit 1999.

Stojkoviq thotë se nesër do të kthehet në Serbi por nuk ka aspak frikë.

“Ne nuk kemi luksin të frikësohemi, ne nuk guxojmë të frikësohemi, kemi detryrim të lëvizim tutje përkundër frikës. Do të doja që mentaliteti në Ballkan të ndryshojë dhe askush të mos më pyes nëse frikësohem por a ndjehem krenarë për atë që kam bërë. Unë krenohem me atë çfarë kam bërë në Prekaz”, ka deklaruar Stojkoviq.

Avokati serb që vizitoi varrezat e Jasharëve: Është në interes të Serbisë që të njoh Pavarësinë e Kosovës
Lexo po ashtu Avokati serb që vizitoi varrezat e Jasharëve: Është në interes të Serbisë që të njoh Pavarësinë e Kosovës

“Në asnjë moment nuk kam ndierë frikë, e as nuk do të ndjejë, duke pasur parasysh multi-etnitetin e Kosovës sot dhe nivelin e të drejtave të njeriut që qeveria e ka arritur unë ndihem më i sigurt në Kosovë siç ndihem tani në Serbi nën Aleksandar Vuçiqin”, ka deklaruar ai.

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, vendosi lule mbi varrin e Blerina Jasharit në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ai tha se askush “nuk do të na pengojë të ecim në rrugën e pajtimit, paqes, solidaritetit dhe drejtësisë”.

Blerina ishte 7-vjeçare kur u vra nga forcat serbe në vitin 1998.

Bashkë me Blerinën, nga forcat serbe u vranë edhe më shumë se 50 anëtarë të tjerë të familjes Jashari, në mesin e tyre edhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari.

Stojkoviq, shtetas i Serbisë, është avokat i politikanit opozitar në Serbi, Nikolla Sandulloviq, i cili u arrestua më 3 janar 2024, pak kohë pasi publikoi fotografi nga kompleksi memorial në Prekaz.

Ai u arrestua nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”. Ndërkohë ai u lirua, por iu konfiskua pasaporta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori