Stilistja e njohur kosovare Diana Qerimi ka sjell së fundmi koleksionin e saj më të ri të veshjeve, të titulluar “Sting”

Koleksioni pranverë/verë karakterizohet me ngjyrat e stinës dhe detaje nga insektet.


diana4 1

Në një prononcim për Telegrafin, stilistja Qerimi tregoi më shumë rreth këtij koleksioni, i emëruar në shqip si “Thumb”.

“Sapo kam përfunduar punën për koleksionin tim më të ri të veshjeve pranverë/verë, i cili ka 17 fustane gjithsej, jam fokusuar kryesisht në detajet e insektit të bletës, ndaj dhe e kam titulluar koleksionin ‘Sting (Thumb)”, tha ajo për Telegrafin.

diana2 1

Ndërkohë, prezantimi i koleksionit është bërë gjithashtu në mënyrë të veçantë nga aktorja Ema Uka dhe Nita Krasniqi, me fotografi të realizuara nga Edvina Meta, dhe video të punuar nga Dren Berisha.

diana3 1

Një kujdes shumë të madh duhet kushtuar edhe në përzgjedhjen e ngjyrave për veshjet, ndërsa edhe për këtë pjesë stilistja tregon se ka punuar me përkushtim dhe delikatesë.

“Ngjyrat që kam përzgjedhur për veshjet e koleksionit më të ri janë ngjyrat më trendy të momentit, përkatësisht ngjyrat e lehta të natyrës, të cilat u japin freski veshjeve”, përfundoi Diana Qerimi për Telegrafin.

diana5

Disa nga veshjet e koleksionit të ri “Sting” mund t’i shikoni edhe në videon prezantuese, pjesë e së cilës janë Ema Uka dhe Nita Krasniqi. /Telegrafi/