Kanye West po vazhdon ‘luftën’ me të famshmit në rrjete sociale dhe këtë herë ka në shënjestër një modele.

Në një nga postimet në Instagram, 45-vjeçari akuzoi ASAP Rockyn se ka fjetur me stilisten Yoon Ahn.


Dhe për këtë ka bërë të ketë një reagim nga kreatorja amerikane, duke hedhur poshtë plotësisht këto aludime.

Screenshot 17 3 Foto: Screenshot/Instagram

"Jo vetëm përdorimi i akuzave të rreme, përhapja e asaj gënjeshtre në emër të Zotit për të fyer një grua është më e ulëta”, shkroi Ahn.

Ajo gjithashtu shtoi një varg biblik në fund të postimit ku thuhet: "Kini kujdes për profetët e rremë - Mateu 7:15”.

“Konfirmim i ri”, shtoi ai nga ana tjetër. “Rocky nuk ka kryer marrëdhënie intime me Yonn”.

Screenshot 18 1 Foto: Screenshot/Instagram

Ai ditë më parë bëri një postim ngacmues edhe për gruan e Justin Bieber, Hailey Bieber.

I njëjti po ashtu po vazhdon të merret edhe me ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.

Screenshot 19 1 Foto: Screenshot/Instagram

Kjo ka bërë që të ketë një replikë edhe nga motra e yllit televiziv, Khloe, e cila kërkoi nga Kanye që ta lërë të qetë familjen e tyre. /Telegrafi/

Screenshot 20 Yoon Ahn (Foto: Screenshot/Instagram)