LAJMI I FUNDIT:

Stërvitje për gjithë trupin – ju duhen vetëm 4 role të letrës higjienike dhe 5 minuta (Video)

Stërvitje për gjithë trupin – ju duhen vetëm 4 role të letrës higjienike dhe 5 minuta (Video)

Pa marrë parasysh a jeni në udhëtim apo nuk keni mundësi të shkoni në palestër, edhe pa pajisje mund të bëni stërvitjen tuaj, sepse shumë afër jush janë rekuizitat më të rëndësishme.

Për stërvitje ju nevojiten vetëm 4 role të letrës higjienike.


Me ndihmën e tyre mund të bëni komplet Tabata stërvitjen, që nënkupton më shumë stërvitje të ndryshme të cilat bëhen në 8 seri me nga 20 sekonda me 10 sekonda pushim midis çdo serie.

Mënyra e këtillë e stërvitjeve është shumë kërkuese dhe e lodhshme, sepse nënkupton që duhet patjetër t’i bëni 8 seri, të cilësdo stërvitje aerobi me pushime të vogla midis serive.

Instruktorja e njohur Kaisa Karanen është e njohur për atë që në stërvitje përdor rekuizita të ndryshme, ndërkaq në këtë video ka treguar se si të stërvitni me ndihmën e letrës higjienike.

Do të shihni që nuk do t’ju jenë të nevojshme rekuizita të shtrenjta nga palestra në mënyrë që të mund të ushtroni, transmeton Telegrafi.

E gjitha që duhet të bëni është që të stërvitni duke përzier rolet nga njëra anë në anën tjetër apo t’i palosni në grumbull.

Me ndihmën e letrës higjienike do të mund t’i bëni pompat, stërvitjet e muskujve të barkut, lakimet dhe të aktivizoni gjithë trupin.

Pasi t’i provoni këto stërvitje dhe t’i shihni rezultatet, më kurrë nuk do ta shikoni letrën higjienike me sy të tjerë.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Si të lajmë lodrat prej pelushi

Si të lajmë lodrat prej pelushi

Këshilla dhe ide
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori