Shkrimtari i njohur Stephen King, ka vendosur të fshijë profilin e tij nga rrjeti social i Mark Zuckerberg, duke u shprehur i shqetësuar mbi lajmet e rreme që qarkullojnë në rrjet.

72-vjeçari me 5.6 milionë ndjekës, ka postuar një rrjetin Tweeter, ku thotë: “Braktis Facebook-un. Nuk ndjehem rehat me rrjedhën e informacionit të rremë që lejohet në propagandën politike, dhe nuk besoj në aftësinë e Facebook-ut për të mbrojtur privatësinë e përdoruesit. Më ndiqni në Twitter, mua dhe ‘Molly djallushin’ (emri i qenit tij i vogël i racës Corgi – v.j.)., nëse dëshironi”, shkruan ai.

Shkrimtari amerikan i lindur në vitin 1947 ka shkruar më shumë se 50 romane dhe i është përkushtuar më së shumti horrorit dhe fantashkencës.