LAJMI I FUNDIT:

Steinmeier pritet me nderime të larta ushtarake dhe shtetërore në Maqedoninë e Veriut

Steinmeier pritet me nderime të larta ushtarake dhe shtetërore në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier mbërriti në vend mëngjesin e sotëm, pas së cilës u drejtua për në vilën presidenciale “Vodno”.

Atje ai u prit nga nikoqiri i tij, presidenti Stevo Pendarovski. Steinmeier u prit me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore, gjatë së cilës u këndua himni kombëtar gjerman.


Kjo është vizita e parë e Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë Steinmeier në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimeve, të martën në Shkup janë planifikuar takime edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa Steinmeier duhet të mbajë edhe një fjalim në Kuvend, pas së cilës do të takohet me të rinjtë në Qendrën presidenciale për edukim politik.

Të mërkurën në Shkup, Steinmeier do të takohet me ekipin e filmit dokumentar maqedonas “Honeyland”, i cili u nominua për “Oscar” në vitin 2020, pasdite do të vizitojë parkun e erës në Bogdanci, dhe më pas kompaninë gjermane “Drekelmeier” në Kavadar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori